Egzon-gjonabalaj-basketbollistVota për Egzonin online ndihmoni karrierën e një shqiptari në Basketboll në SHBA

(Të votojmë të gjithë dhe t’ua sugjerojmë edhe miqve tanë – vota e juaj është me shumë rëndësi në përzgjedhjen e Yjeve të Basketbollit – All-Star të Divisioni D-3. në SHBA)

BROOKLYN NYC :
Egzon Gjonbalaj është, biri i prindërve shqiptarë, nga zemra e shqiptarizmes në Vuthaj, dhe është rritur e edukuar këtu në SHBA.

Duke parë talentin e tij, ekspertët e basketbollit këtu në Amerikë i kanë hedhur “grepat” duke u nominuar atë për të luajtur në lojërat All Star- në Divisionin D-3. ne SHBA

Nga çdo njeri nga ne gjëja më e vogël që mund të bejmë është të votoni për Egzon Gjonbalaj, vota e juaj ndihmon karrierën e të riut tonë, i cili e ka të hapur rrugën e ngjitjes më lartë në majat e Basketbollit në SHBA.

Këtu më poshtë keni edhe një shfletues, i cili shpjegon vetëm me pak fjalë përse “vetëm një votë” – për basketobollistin shqiptarë Egzon Gjonbalaj.

Egzoni është duke garuar për të marrë pjesë në lojërat e xhiros së Basketbollit NCA të Fakulteteve në SHBA (College Basketball).

Egzon-gjonabalaj-basketbollist

All-Star D-3. mesatarja e shënimeve të koshave të Egzonit për një lojë është 22.7, pikë ndërkaq mesatarja e kërcimeve te Egzonit është 11.3, kurse asistime bën 4.0 .

Ai vjen nga grup moshat e basketobollistëve të Brooklyn College, në lagjen më të madhe të shqiptarëve të Amerikës.

Ai është i gjatë 6’5 (1.99cm) dhe luan për ekipin e mirënjohur te Basketbollit te Brooklyn College, luan si “mbrojtës “. /B.Sina/

Kliko ne link dhe VOTO

http://www.d3hoops.com/notables/2016/03/nabc-all-star-voting

By admini