te-paidentifikuarit-filmBeqir SINA – New York

Filantropisti i njohur shqiptarë Richard Luka, bënë ftesë për të parë shfaqjen e filimit dokumentar “Të Paidentifikuarit”, filmi i cili do të shfaqet në Kongresin amerikan – Capitol Hill Washington, nesër Ejete më 3 Mars në në orën 4:00 pm në Longworth

WASHINGTON D.C: Filantropisti i njohur shqiptarë Richard Luka, ka postuar në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook, një mesazh ku bënë ftesë për të parë shfaqjen e filimit dokumentar “Të Paidentifikuarit” filmi i cili do të shfaqet në Kongresin amerikan – Capitol Hill Washington, nesër Ejete më 3 Mars në në orën 4:00 pm në Longworth.

Bankieri i susksesshëm shqiptarë, zoti Lukaj, thotë në mesazhin e tij se :”Unë jam i ngazëllyer për të ju ftuar – ju komunitetin shqiptarë, për shfaqjen e filimit dokumentar “The Unidentified” në sallën e Kongresit amerikan – Komisionit Lantos, një film dokumentar i cili shpjegon disa nga krimet më brutale dhe të pazgjidhura krimet e luftës të luftës në Kosovë” thotë ai.

Zoti Lukaj, sqaron se pas shfaqjes së filmit se do të jetë edhe një panel me regjisoren, Marija Ristiq; Diane Orentlicher, një profesor i drejtësisë dhe ish zëvendës për krime lufte në Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Fatos Bytyqi, vëllai i tre shtetasve amerikanë të vrarë në Serbi pas luftës në Kosovë. Paneli do të moderohet nga Bob Hand nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-“ thotë zoti Lukaj.

Në faqen e këtij dokumentari në website-in BIRN, jepet edhe një informacion më i gjerë, rreth këtij filmi dokumentar :

“Të Paidentifikuarit – The Unidentifed” është një dokumentar i gjatë që zbulon se cilët ishin komandantët përgjegjës për disa nga sulmet më brutale të luftës së Kosovës.

Rezultat i një hetimi dy-vjeçar, dokumentari jep emrat e oficerëve që urdhëruan sulmet mbi fshatrat në zonën rreth qytetit të Pejës gjatë vitit 1999 dhe ata që ishin të përfshirë në zhvendosjen e trupave të viktimave në varre masive në qendrën policore në Batajnicë pranë Beogradit në Serbi.
Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi kryen krimet, ata jetojnë të qetë në kryeqytetin e Serbisë dhe pavarësisht provave që ekzistojnë, ata nuk janë ndjekur penalisht.

Për herë të parë, historia tregohet si nga ana e viktimave ashtu edhe nga ana e autorëve të krimeve, njerëz që kanë përjetuar disa nga masakrat më të këqija në luftën e Kosovës, kur më shumë se 120 civilë shqiptarë të Kosovës u vranë brenda pak ditësh.

Përveç dëshmive shqetësuese që s’janë parë kurrë më parë, dokumentari gjithashtu shfaq pamje ekskluzive dhe dokumente nga lufta.

Ai i kthen shikuesit pas në kohë, në pranverën e vitit 1999, kur forcat e NATO-s filluan të bombardonin Serbinë në përpjekje për t’i dhënë fund shtypjes së presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç ndaj minoritetit shqiptar në vend në provincën e tij, Kosovë.
Millosheviçi organizoi një fushatë vdekjeprurëse kundër civilëve në Kosovë, duke rezultuar me vrasjen e 7,000 shqiptarëve të Kosovës dhe dëbimin me dhunë të 700,000 të tjerëve.

Për të arritur atë që kishte dëshiruar prej kohësh, një Serbi pa etni, Millosheviçi bashkoi forcat e tij, si ushtrinë ashtu edhe policinë, për të nisur një luftë që ai mendonte se ishte e drejtë.

Qyteti i Pejës, i cili kishte etni të përzierë, vuajti më shumë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, grupi guerilas me shqiptarë të Kosovës që luftoi për pavarësinë nga Serbia, e kishte bazën e tij aty pranë, prandaj Beogradi dërgoi forcat e tij me më shumë eksperiencë dhe më brutale për të shtypur rebelimin. Megjithatë, ishin civilët ata që vuajtën më shumë.

Që nga prilli deri në fillim të qershorit 1999, fshatra si Ljubenic, Qyshk, Pavlan dhje Zahac u spastruan krejtësisht etnikisht. Gra, të moshuar dhe fëmijë u dëbuan në Shqipëri, ndërsa burrat u vranë. Trupat e tyre ose u dogjën ose u zhvendosë diku tjetër. Disa prej tyre u gjetën në varre masive në rajonin e policisë në Batajnicë.

Dhjetë vjet pasi ndodhi ky krim, prokuroria serbe akuzoi 13 anëtarë të të ashtuquajturës njësia paraushtarake Çakallët. Gjatë gjyqit të tyre pesë vjeçar, u bë e qartë se meshkujt e akuzuar ishin në fakt anëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Por operacioni i vështirë ushtarak në fshatrat përreth Pejës, ku përfshiheshin më shumë se 200 policë dhe forca ushtarake, u përshkrua nga prokuroria si një seri incidentesh të vogla. Edhe pse kishte urdhra me shkrim nga gjeneralë të lartë për të sulmuar fshatrat, ato nuk u përfshinë në provat e paraqitura në gjykatë, ndërsa gjeneralët që urdhëruan “spastrimin nga terroristët” nuk ishin listuar as si dëshmitarë.

Roli i policisë në sulme nuk u diskutua kurrë nga prokurorët dhe zhvendosja e trupave nuk u përfshi aspak në padi. Ata që zhvendosën kufomat nga Peja dhe i fshehën ato në Beograd janë ende të lirë, edhe pse ekzistojnë prova të forta se në fshehjen e këtij krimi u përfshinë gjeneralë të lartë.

Në vitin 2015, më shumë se 15 vjet pas luftës në Kosovë, nuk është vënë ende drejtësi. Gjyqi kundër autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve vazhdon ende në gjykatë. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka dënuar gjithashtu pesë gjeneralë të lartë dhe zyrtarë serbë për krime lufte në Kosovë. Millosheviçi tani ka vdekur, por të gjithë të tjerët që projektuan luftën e Kosovës dhe dhanë urdhra janë ende të lirë. Ata jetojnë të gjithë në Beograd.

By admini

One thought on “SHBA: Filmi dokumentar “Të Paidentifikuarit” shfaqet në Kongresin Amerikan”
  1. Ne nuk qem te mire informuar :
    Po disa menduan se esht me ftesa.Dhe u terhoqen.Me gjith ata ne gazata mund te sqarohej qe hyrja esht per 100-apo 200 veta./me ftesa apo pa ftesa ose telefonata.
    Pamvarsisht nga Kjo shfaqja ne Kongresin amerikan ja arriti qellimimt.
    Ne e ndoqem nepermes Zeri amerikes gjith cfare trasmetoj .
    Ishte nje pjsmarrje dinjtoze zonja e zotri.
    Filmi duhe vlesohet nga shume kende veshtrime/Ana artistike ,Historike,diplomarike,ushtarake,strategjike,Humanitare ,e Patriotike.
    Por ne pahe delin Sulmet e rrufeshme te maqinerise luftarke te serbise per shfarosjen e Popullit shqiptare te Kosoves.
    Me gjith ate ata ne prapavij jane munduar te cdukin dhe gjurmet.Sidoqofte ajo lufte qe Tronditse ,Kriminale e tadgjike.Poe kane kanluar kaqe vite e Serbia nuk kerkon falje per krimet e kryare.
    Me gjithse Kryministri i serbis edhe ceshtje Bytyci tha do ta ndejkim ai kriminelet i ka ne krahun e djethte..
    Serbia duhet demshperblej sipas rregullave Nderkombetare.
    E tash nderkombetaret behen pale me Serbine dhe sulomojn UCK.
    Po si ka mundesi te akuzohet viktima e lavdrohet gjaklsori??
    Hej europe e At Dr. Pater Fishtes..nuk po mbushen mende.Mos shikoni me dy stadarte
    Por i bini kokes serbit se ai ka shkatkuar Tragjedi, Ne kosove nje gjenocide i pa pare.
    SHBA ,duhet me then dhe aleatet e NATOS Bombardaoi 78 dite e nete me radhe Gjthe pikat startegjike te serbise duk i bombarduar nga toka,Ajri dhe deti deri sa u gjunjezua Milloshevici.
    Ku jan te burgosuat te zhdukurite,
    Pse OKB nuk e vlëeson si Krime Nderkombetar perdhunimin e 20.000 femrave(po kush e disa kane turpe e ndruhen e nuk kane treguare)
    Serbia duhet denohet ashper nga Nderkombetaret
    E jo sic bene e u r o p a qe pa asnje kushte e bere-lejoj te aplikojne per ne BE.
    Ajo esht agresoar edhe sote ne kohe paqe deklaron une nuk do ta njoh Kosoven.
    Po kush je ti qe nuk e njef??A done me hy ne europe ???Duhet ti thuhet.Po deshe me hy ne europe ,hiqe menjhere nga kushtetuta shtesen qe k o so v a esht p j e s e serbise.
    Ajo-Kosova kur nuk ka qen pjes e serbise.por pas luftes u hengren Fjalet per Karten e altalantikut qe thoshte pas luftes popujt qe do ti bashkohen alaancen do ken te drejte me VETVENDOSE.
    Ku shpitaret shperesoniN te realizonin REZOLUTEN E “KONFERENCE BUJANIT” qe kishin firmosur SHQIPTARET E Kosovaert e ,serbet.malazezet,boshjket, shqipateret 100 % per te v e t e v e n d o s e pas luftes per p a v a r s i e drejt b a s h k i m i me shqiperine.Atehere Titua qysh gjat luftes i hodhi poshte keto mendime duke e njioftuar( be ortak edhe tiranen) tiranen
    Ne saje te ksaj r e z o l u t e luftetaret ju bashkaun Brigadave per lufte antifashite qe pas lufte te B a s h k o h e s h i n .
    PKJ. mblodhi urgjnet 15-20 kosoave e te tjeret serb, malazes,maqedonas, e pakica te tjera dhe gryken e armve mitrilozave e automatikve mbajti Mbledhje e Prizrent v.45 ku kasoven ja aneksoj republikes federative jugosllave/.Kjo ka qen ngjarja me tragjike.
    Nje ,Shqiptar i kosoves ja dhuroj jugosllavise krahainat shqiptare Metvegje .Bujanoc,preshev.
    te banuar nga shqiptaret.
    E sote me thuaj KOSOV si je??
    Si lis i rrezuem per dhe.
    Uluni e merruni vesh,bisedoni,ftoni dhe boten tu degjojn ku esht problemi si duhet me u zgjidhe.
    Kjo situat nuk esht ne te mire te popullit shqipatare.
    Partit kane fonde ,jetsen e kane te siguruar ;kosova ska pune,ska ushqime .Duhet punojn prendvera erdhi ..
    c mbjellish Do korrishe.
    Me urimet me te mira per ceshtjen e Popullit shqiptare te Kosoves.Fado

Comments are closed.