Kik-bokserat-albulena-agron-ujkashiKikbokserët e klubit “ALBULENA” Ulqin kthehen nga turneu internacional në Sarajevë “ILIDZA OPEN 2016” me pesë medalje.

Kësaj rradhe në këtë garë kemi marrë pjesë me gjenerata të reja ne disciplinën Point fighting.Garuesit që kanë marrë pjesë:Sergej Karagjinoviq,Ardian Gorana,Darko Glenxha,Art Ujkashi,Refik Mollabeqiri,Faruk Hasanaga,Anes Pejçinoviq,Basro Sadiku dhe Kadro Mollabeqiri.Nga gjenerata e fëmijëve më i dalluari ishte Ardian Gorana në kategorinë +32 kg,i cili kishte 12 konkurentë.Edhe pse merr pjesë për herë të parë ai arriti që të eliminojë tre garues dhe në finale është treguar superior ndaj kundërshtarit të tijë,por për shkak të përvoje kësaj rradhe është ndarë me medalje të argjentë.Ishte një kënaqësi për neve trajnerët të shohim meçet spektakulare të këtij garuesi perspektiv.

Në gjeneratën e kadetevë të rinj më i dalluar doli Art Ujkashi në kategorinë -37 kg,i cili pas një fitorje me rezultat 8-4,për një pikë ka humbur në gjysëm finale,dhe fitoi medalje të bronzë.

Nga kadetët e vjetër më i dalluar ishte Basro Sadiku,-47 kg,i cili ka eliminuar dy kundërshtarë shumë të fortë.Në finale ai arrin që në sekondat e fundit me një goditje me këmbë ne kokë 2 pikë të nxjerrë fitoren prej rezultatit 5-4 për kundërshtarin ne 5-6.Medalja e artë e Basro Sadikut në këtë disciplinë është një dëshmi e këtij garuesi potencial i cili është kampion i shumfishtë edhe në sportin e karatesë.Medaljen e argjentë për kadet të vjetër ka fituar edhe Kadro Mollabeqiri, -57 kg dhe Anes Pejçinoviq, -47 me medalje të bronzë.

Sponzorët që mundësuan pjesmarrjen tone ishin “Cungu & co”,”Bratica Comerce”,”Ardi Company”,”Solaris” dhe “Sars”

By admini