Duke komentuar përkrahjen e partive të pakicave për shkarkimin e kryetarit aktual të Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ai iu vërsul këtyre partive me një gjuhë të pandëgjuar deri tani nga ane tij.
”Kur janë mbrojtur popujt e pakicave, ata parti dhe as ato njerëz nuk kanë qenë të njohur opinionit. Kjo është një dëshmi se ata kanë lindur vetëm si pjesë e rrjetës satelitore të DPS-it”, kështu shprehet Krivokapiq në këtë sulm të tijin më të ashpërin deri tani kundrër partive të pakicave.
”Ata janë falsifikat i mbrojtjes së popujve pakicë”, shton ai duke potencuar se falsifikatë të tillë ka edhe nga liberalet, PSD etj.
Kohë më parë DPS ka inicuar një iniciativë për shkarkimin e Krivokapiqit të cilën e kanë nënshkruar edhe partitë e popujve pakicë: Partia boshnjake, Forca dhe Iniciativa qytetare kroate. Duhet shtuar së këtë iniciativë nuk e ka përkrahur deputeti i ASH-së Nik Gjeloshaj.
Nganjeher njeriu shkon aqe larg, qe edhe nese ka deshire, nuk mund te kethehet mbrapa.
Persa I perket partive shqiptare dhe kryesisht udhehesive te tyre, me shume pak perkashtime, eshte fakt i njohur tani me qe jane pjell e DPS-it
Profesionisti
Është e vërtetë se Partitë shqiptare në Mal të Zi nuk kanë ditur me u gjet në politikë, në rendë të parë, ato nuk kanë profesionistë-ekspertë për politikë në një anë, dhe te udheheqësia e tyre dominojnë intresat personale-egoiste dhe jo kombëtare.
Prandaj,ato në artikulimin e interesave shqiptare nuk kanë arrijtë kurrgjë. Fatkeqësisht parashtrohet pyetja se a janë të pjekur për tu marrë politikë, ajo dëshmon dhe vetëqeverisja me komunë të Ulqinit,çka paraqet tyrp kombëtar.Ata nuk kanë kuj se çka me i tregua. Por në anën tjetër, për Kivokapiqin me Parti të tij, shqiptarët janë vetëm trup votues e kurrgjë më tepër. Lirisht mund të parashtrohet pyetja se çka ka bë ai me Parti të tij në pushtet tash 18 vjetë për realizimin konsekuent të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi? përgjigjja është kurrgjë.Prandej nuk ka të drejtë kurrgjë në atë drejtim me diskutua,as me folë….mjaft!