Organizata e shoqërisë civile HORIZONTI I RI organizoi konferencë për media, në të cilën u prezantuan rezultatet e hulumtimit “NJOHURITË DHE QËNDRIMET E ADOLESHENTËVE PËR PROBLEMIN E NARKOMANISË”, të cilin kjo organizatë e ka realizuar në periudhën tetor – dhjetor të vitit të kaluar, në partneritet me Zyrën për parandalimin e narkomanisë të Komunës së Ulqinit.
“Narkomania si dukuri meriton kujdes të vazhdueshëm dhe angazhim maksimal në vetëdijesimin e të rinjve si dhe në formimin e qëndrimeve dhe aftësive rezistuese ndaj drogave”, kështu mendon Ardita Kovaçi, psikologe.
Ky aktivitet është pjesë të projektit të gjerë “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetje të Ambasadës së SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.
Rezultatet e hulumtimit – DOWNLOAD
Te nderuem, mos ju terrnoni mbiemnat se me pa da i kite terrnue vet zonja Kovaceviq,ligji ju ban te mundme,…Fal me shnet. Anonimi,sic i paskeni ba anaketen.