Ardijana Buzhala e cila thotë se është nga Prizreni dhe jeton në Ulqin, është duke u ballafaquar me kushte të rënda të jetesës.
Siç ka shkruar ajo në adresë të Telegrafit, si rezultat i gjendjes së keqe ekonomike, ajo është e detyruar që t’ia ndërpresë shkollimin vajzës së saj 14 vjeçare.
“Jetojmë në kushte shumë të vështira. Shtëpia është shkatërruar, skemi as rrymë, as ujë… Më duhet ndihmë. Jam nënë që rrisë fëmijë dhe jetoj gjithashtu me pleqtë e sëmurë. Jam nga Kosova, por jetoj në Ulqin”.
“Kam kontaktuar në të gjitha anët. Më besoni, askush derën sma ka hap. Jemi ankuar në Komunën e Ulqinit, në social, asgjë skemi marrë. Jemi anku në Prizren, gjithashtu, askush sdon me ndigju për asgjë”.
Ardijana, duke kërkuar ndihmë, ka lënë edhe një numër kontaktues: +382 69 622 208