Një motër medicinale nga Tivari, S.K. (50) është viktima e dytë e virusit H1N1, apo siç njohet ndryshe gripi i derrit.
Siç shkruan Dan, pacientja, për shkak të komplikimeve nga gripi i derrit, të premten, më 19 shkurt është sjellë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku si pasojë e këtij virusi vdiq të dielën.
Nga spitali i Tivarit të hënën u njoftua se në ditët në vazhdim janë të ndaluara rreptësisht vizitat pacienteve nga ana e familjarëve dhe të afërmeve.
Kohë më parë po nga gripi i derrit humbi jetën në person i gjinisë mashkullore i moshës 51 vjeçare.