Dje në qytetin tonë ka vazhduar Edicioni i tretë “Dita e miqësisë së gazetarëve shqiptarë” mes Ulqinit dhe Shkodrës, me pjesëmarrjen e gazetarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Përveç gazetarëve në këto aktivitete, morrën pjesë edhe personazhët nga politika të Shkodrës si edhe ato të Ulqinit, çka është edhe normal në takime të tilla. Takime të tilla ndërkufitare, sot kurë kufiri kalohet me letër njoftimi, janë plotësimi e një ëndre shumë vjeçare e cila tashmë është bërë realitet.
Dje në qytetin e Ulqinit, në pjesën jozyrtare edhe unë kam marrë pjesë si shoqëruas në Ranë dhe në Kala. Në shoqërimin e gazetarëve nga të gjitha trevat shqiptare ishin edhe penat të njohura të gazetarisë tonë, doajeni i publicistikës i Ulqinit, zotni Ibrahim Berjashi, si dhe publicisti dhe gazetari i “Kohës javore”, zotri Ismet Kallaba. Mendimi im është se gazetarët sot, kanë një roll shumë të madh në informimin e opinionit, prandaj, edhe biseda ime duke i treguar historinë 2500 vjeçare të qytetit tonë, ka qene e fokusur edhe në disa gjëra të tjera të cilat na lidhin ne, si një popull një rrënxe një ghuhe dhe një gjaku. Pavarësisht nga rethanat politiko shoqërore ne në Ulqin, e kemi ruajtur identitetin dhe kulturën tonë si popull autohton në këta treva.
Gjithashtu, mysafirëve i kam folur edhe për potencialet turistike dhe bukuritë natyrore të qytetit tonë, duke u lutur që të shkruajnë pozitiv për qytetin tonë. Gazetarët, por edhe mjetet masovike të tjera kanë sot një roll të vaçantë në propagandën dhe në ngritjen e ofertës turistike.
Prandaj, edhe mendoj se takime të tillë duhet të vazhdojnë kështu, por edhe me organizime të manifestimeve të ndryshëm. Jam më se i bindur se Mysafirët nga qyteti ynë janë ndarë me mbresa të bukura dhe të mira.
Marrë nga faqja e autorit në FB