”Qyteti i çudirave”, kështu e quan Ulqinin Xhavit Hoxhiqi, qytetin e tij dhe të tonin. Përvoja e tij me ndërtimin e një objekti është shumë e hidhur. Siç thotë vetë Hoxhiqi, ai ka paguar çdo gjë duke u nisur nga leja e ndërtimit dhe me radhë për tu pajisur me dokumente të nevojshme për ndërtimin e objektit.
Edhe pse ai ka paguar të gjitha pagesat e nevojshme, për objektin e tij Komuna e Ulqinit nuk ka siguruar asgjë duke filluar nga qasja në rrjetin elektrik, qasja në ujësjellësin e qytetin, në kanalizim të cilin e ka zgjidhur me gropë septike.
”Për çka shërben leja e ndërtimit”, pyet Hoxhiq duke shtuar se ai për këtë ka përgatitur edhe padi kundër Komunës së Ulqinit.
Hallal te qoft Xhavit. Isht ma me ransi Akva Parku per Fatmir Gjeken dhe kompanin e tij. Ata dujn që ti nimojn kompanis Turke me te gjitha e ma shum që kerkon ti, zoti e din bela edhe 200 a 300 herë ma shum qe kan me kshtu me qinda mija euro per rrug, rhyme, kanalizim e shum tjera. Ca merr komuna? si thojn hallku €3000. Medet halli per ne ka kena ne komun. Mas u dorzo. Kerkoj nim gjithkuj se jan shum tjer ne poziten tane.
GROPA SKEPTIKE?????
Do te ishte mire qe gazetaret e portalit ta blejne nje fjalor shqip-shqip.
O Haxhi keto gjana ndodhin vetem aty ku populli ashte Budalle !!! Mos fajso te tjeret…Gjithkush lun me budallen…