Komuna e Ulqinit pritet që në kuadër të zbatimit të planit për sanim me qellim të tejkalimin të krizës financiare të largojë nga puna 55 të punësuar në adminisitratë dhe në ndërmarrjet publike të themeluara nga ajo.
Sipas të dhënave nga ky dokument, Komune e Ulqinit ka 15 të punësuar më shumë, ndërsa në ndërmarjet publike kanë 40 të tillë.
Sipas ndërmarjeve gjendje është si më poshtë: në NP Veprimtaritë komunale të tepert janë 19 punëtorë, në NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi 11, në Ndërmarrjen publike për rritjen dhe kultivimin e egërsirave gjashtë, në Qendren për Kulturë 3 kurse në Agjencisë për ndërtim dhe zhvillimin 1 punëtor.