shkaterrohen-vilat-e-kosovareve-ulqinVilat e pushimit të kosovarëve në Ulqin gjatë ditës së djeshme janë thyer e janë demoluar nga persona të pa njohur deri më tani.

Njëri nga pronarë e këtyre shtëpive ka treguar për “Zërin”, se nga 30 vila sa janë gjithsej në këtë lagje të Ulqinit, 11 prej tyre u janë thyer dyer, dritare, u janë vjedhur orendi e mjete të tjera teknike.

Sipas A.K-së, pronari i njërës prej këtyre vilave ka treguar se në këtë lagje ka vetëm shtëpi të shqiptarëve nga Kosova.

A.K po ashtu ka treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në vilën e tij, por që më pas e kanë lajmëruar se edhe vila e tij është vjedhur.

“Dje na kanë lajmëruar që janë thyer disa shtëpi në mesin e tyre është edhe e imja është lagje krejt kosovarë. Prej 30 vilave që janë në këtë lagje, 11 janë të thyera prej ku shumicave edhe u kanë munguar orenditë e disave edhe pajisje teknike. Shumicës së tyre u janë thyer dritaret, pasi që hajdutët kanë hyrë nga dritaret brenda në shtëpitë tonë”, ka treguar A.K për “Zërin”

https://www.youtube.com/watch?v=3zJpoAsRA4Y

https://www.youtube.com/watch?v=3zJpoAsRA4Y

https://www.youtube.com/watch?v=1sELKFk8rYw

https://www.youtube.com/watch?v=1sELKFk8rYw

https://www.youtube.com/watch?v=6Eozd_fkpy0

https://www.youtube.com/watch?v=6Eozd_fkpy0

https://www.youtube.com/watch?v=1sY6qyoMkQ0

https://www.youtube.com/watch?v=1sY6qyoMkQ0

By admini

One thought on “Shkatërrohen shtëpitë e kosovarëve në Ulqin (VIDEO)”
  1. Ngadale po perseritet viti 1990. Shqiptaret ne Ballkan po humbin peshen.

Comments are closed.