Radio-elita-konference-shkencoreDitën e enjte në mjediset e hotelin Mediteran në Ulqin filloi punimet konferencën trilaterale ‘’ Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – Mundësitë e Zhvillimit të Prodhimit të Përbashkët Turistik dhe Promovimit’’.

Konferenca tuboi disa dhjetra ekspertë të turizmit nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët diskutojnë për temën bosht të Konferencës ku dhe pritet të dëshmojnë se turizmi është dhe mbetet një sektor vibrant dhe strategjik për ekonomitë e vendeve të rajonit.

Organizatori synon që të krijohen kushte të favorshme për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, që do të shërbejnë në njohjen e potencialeve turistike të vendeve pjesëmarrëse dhe promovimin e imazhit turistik të tyre.

Po ashtu, sipas organizatoreve një ndër qëllimet e kësaj konference është të japë shembull të promovimit të gjurmëve të përbashkëta kulturore, promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe krijimin e paketave turistike rajonale.

Konferenca vazhdon punimet edhe ditën e premte.

By admini