UjiPas plot 3 ditëve Ulqini rifiton ujin nga ujësjellësi qytetit.

Edhe pse ishte paralajëruar se qyteti nuk do të ketë ujë vetëm 24 orë ndodhi ajo që nuk e pritën, as qytetaret por as punëtoet e NP ”Ujësjellës dhe kanalizimi”. Për tre dite më radhë qyteti pati probleme të mëdha me ujë. Mosfurnizimi me ujë i pjesëve më të mëdha të qytetit bëri që qytetaret të shpërthejnë me shprehjen e mllefit për këtë situatë aspak të mirë.

”60 ore pa uje!!!…As me qen kohe lufte!!.. Si zakonisht, pergjegjsi nuk m’ban kerkush… Edhe ma vone, fajet i ka Milloja e!!..”, kështu shprehet  qytetari K. P. në lidhje më këtë situatë.

”Qytetarët e Ulqinit janë të “gjanë sa deti” thotë populli ynë këtu, dhe kanë një durim të pafund. Më se 3 ditë qyteti, të themë më mirë pjesa më e madhe e qytetit, nuk ka ujë, ujësjellësi lokal është duke u “riparuar”, kurse ai “regjional ka shterrë” fare. Dhe askush nuk merët në përgjegjësi…”. kështu shprehet qytetari tjeër I. K. në lidhje me po të njëjtën situatë.

Ka edhe shumë postime të tjera në rrjetët sociale në lidhje me problemin e treditëshit të fundit sa i përket furnizimit me ujë. Të shpresojmë që situata në lidhe me këtë problem të ketë tejkaluar pasi në orët e vona të pasdrkeës të ditës së shtune duket ese furnizimi me ujë në qytet është stabilizuar.

By admini