igfm-presheve-ulqinNga Artan Osmani

Me 10.12.2015 në Preshevë u mbajtë konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga IGFM (forumi për të drejtat dhe liritë e njeriut). Në konference, përvec themeluesve të kësaj organizate, me seli në Frankfurt Gjermani, ishin prezent dhe figura tjera të shquara si Dr Skender Kodra- Kryetari i Akademise së Shkencave Shqipëtaro-Amerikane,Prof Dr Rexhep Abazi, znj.Margarita Xhepa- Artistja e Kombit, z.Ragmi Mustafi – Kryetari i Komunës së Presheves dhe figura tjera të shquara nga Ballkani dhe dijaspora.

Në konferencë u prekën dhe trajtuan shumë tema,parasegjithash ato që kanë të bejnë me cënimin e të drejtave dhe lirisë të njeriut.

Përvec këtyre temave të cilat janë thëlbesore në zhvillimin dhe krijimin e një jete normale dhe të barabartë për cdo individ,u morrë dhe vendimi që kjo organizatë eminente botërore ta hapë selin e vet edhe në Malë të Zi saktësisht në Ulqin.

Si kryetar i kësaj organizate u emërua ulqinaku z.Ilir Lleshi dhe si projekt kordinator për territorin e Malit të Zi ulqinaku z.Artan Osmani.

 

By admini