proteste-kunder-trumpBeqir SINA New York

Imam Tahir Kukaj dhe përfaqësues të Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island ishin pjesë e grupit të udhëheqësve myslimanë të qytetit që kryetaria e Këshillit të Bashkisë së New York-ut, Melissa Mark-Viverito, ftoi për të marrë në këtë protestë ndërfetare.

CITY HALL NEW YORK – Kandidati republikan për president, Donald Trump vazhdon të përballet me kritika të ashpra në prag të thirrjeve të tij “në se bëhet President ka për të penguar muslimanët të hyjnë në SHBA”.

Udhëheqës nga Bashkia e qytetit të New Yorkut, një ndër qytet më të fuqishme në SHBA, përfshirë edhe kryetaren e këshillit bashkiak, zonjën Melissa Mark – Viverito, mbajti sot një miting proteste për të kundërshtuar, dhe mos u pajtuar në asnjë mënyrë me qëndrimin e Donald Trump, mbi ndalimin myslimaneve në SHBA.

Me këtë rast ata bënë thirrje për mbajtur një miting ndërfetar në shkallët e Bashkisë të mërkurën në mëngjes në përgjigje të vërejtjeve të vazhdueshme të Trump, të cilat ata i quajtën “ndezëse” për situatën.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Melissa Mark-Viverito, i ka quajtur vërejtjet Trump si “raciste” dhe, “anti-emigrantve “, duke thënë se ato qendrime, nuk kanë vend në qytetin tonë, me diveristetin më të madh në botë. ”

“Ajo që ai tha dje e “skualifikon” atë nga pretendimi për t’u bërë President,” tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë John Earnest, të martën.

Në këtë miting proteste morën pjesë krerët e të gjitha besimeve fetare në bashkinë e qytetit të Nju Jorkut, përfshirë këtu edhe liderit mysliman shqiptarë si dhe një numër aktivistësh për të drejtat e njeriut nga Nju Jorku.

Imam Tahir Kukaj dhe përfaqësues të Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island ishin pjesë e grupit të udhëheqësve myslimanë të qytetit që kryetaria e Këshillit të Bashkisë së New York-ut, Melissa Mark-Viverito, ftoi për të marrë në këtë protestë ndërfetare, sot në mëngjes.

Protestuesit thanë se deklarimet e tij të pamëshirshme kanë një histori të gjatë.

Ai ka fyer një gazetar me aftësi të kufizuara. Mbështetësit e tij sulmuan atë mbi një çështje që ai ende nuk ka pranuar të tërhiqet nga pretendimet e tij për të diskredituar tërësisht muslimanët në Jersey City se gjoja ata kan festuar kur u shëmben Kullat Binjake më 11 shtator 2011.

– Kandidati presidencial republikan Donald Trump, u shfaq në televizion sot të mërkurën në mëngjes në programin e televizionit amerikan ABC-News, “LIVE me Kelly dhe Michael”, për të folur për shqetësimet mbi ndalimin e tij të propozuar ndaj myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dhe, ku ai qëndron në garën presidenciale.

Ai iu përgjigj kritikave, që ai ka hasur për shkak të komenteve të bëra më parë këtë javë në lidhje me ndalimin e muslimanëve të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të kemi probleme të mëdha. Gjendja, është duke u përkeqësuar dhe më keq, dhe ato probleme po vijnë nga një sektor i caktuar,” tha Trump, gjatë programit dhe shtojë se “Vendi ynë ka për të marrë të keqen së bashku me emigrantët musliman.”

Ai theksoi se ndalimi do të jetë për një periudhë të kufizuar kohore. “Ne kemi nevojë për sigurinë,” tha Trump. “Kjo nuk është në lidhje me fenë, kjo është në lidhje me sigurinë”, u shpreh ai.

“Unë i them gjërat që janë absolutisht të saktë, dhe nganjëherë, ata nuk janë politikisht dakort me mua, dhe nganjëherë njerëzit nuk pajtohen me ato që them unë”, ka thënë Trump, por shtoi se ai do të gjej kohën të pajtohet me publikun, duke insistuar se ai thotë “vetëm të vërtetën”, sipas tij.

Gjatë emisionit, Trump u pyet në lidhje me planin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Ai tha se në qoftë se njerëzit donin të vijnë në Amerikë, ata do të duhet të bëni këtë vetëm ligjërisht. “Ky është një mur që do të ndërtohet”, tha ai. “Ai murë do të mbajë jashtë Amerikës, drogën, prostitucionin, krimin e organizuar e tjer.”

Trump, gjithashtu kishte disa fjalë të ashpra edhe për Kandidaten demokrate për presidente Hillary Clinton. “Ajo nuk ka forcën apo qëndrueshmëri, për të udhëhequr këtë vend” tha ai. I pyetur nëse ai mund të mundte, Hillarin, ai tha: “Unë mendoj se unë e mund lehtë kandidaten demokrate Hillary Clinton”

By admini

3 thoughts on “Protesta në Nju Jork ndaj qendrimeve të Donald Trumpit për muslimanët”
  1. Shyqyr Zotit që dikush ka zemer dhe tregon të verteten. Trump ka than ke propozim asht PERKOHSISHt derisa të dihet se kush hyn në Amerikë. A ja çel deren e shtëpis nji personi to panjoftun? Perdore trunin dhe hapi sytë. Në SHBA kjo ka ndoll disa herë, per shembull,Japonezet, Gjermanët dhe Italianet, dy te fundit të Krishten.

  2. shpija ka vend per mik edhe per armik, ndonese edhe armiku mund te kthehet nje mik i sinqert, por trumpi esht nje anti-islamist apo te themi islamofob, keshtu qe ata vet po e demtojn shtetet islame edhe tash nuk ju mbetet sen tjeter vetem se ti pranojn neper vendet e tyre, e ti bejn hismet.

  3. Po. Edhe anmiku mund te bahet mik sikur Gjermania, Italia dhe Japonia mbas shkatrrimit të luftës. Edhe Roosevelt paska ken Germanofob,Italofob, Kristianofob? Lindja e Mesme po shktron vehten (hapy sytë dhe veshët). SHBA dhe BE veç ju ndihmojn atyne e gjithashtu Shqipnisë dhe Kosovës (muslimane).

Comments are closed.