balsha-IIIBalsha III ishte sundimtari i fundit i principatës së Balshajve, udhëheqës i luftës së gjatë për çlirimin e krahinës së Shkodrës dhe të qyteteve bregdetare Ulqin, Tivar, Budua nga pushtimi venedikas. Lufta i solli më në fund Balshës zotërimin e tre qyteteve më 1412. Balsha III arriti të bashkojë në aleancë rreth tij një numër feudalësh nga trevat veriore e qendrore, të cilët shihnin në luftën e udhëhequr nga Balsha III të vetmen mundësi për të siguruar qendrat më të rëndësishme ekonomike të vendit. Lufta vazhdoi për më se dy vjet, duke u sjellë aleatëve suksese që u lejuan të çlironin krahinën e Shkodrës, si dhe qytetin e Drishtit dhe rrethet. Vdekja e parakohshme e Balshës III në prill 1421 pa lënë trashëgimtar, u bë shkak që aleanca e parë e formuar nga feudalët shqiptarë të shpërndahej.

By admini