Qeveria-e-re-e-kosovesPRISHTINË– Me ne fund 6 muaj pas zgjedhjeve, Kosova behet me qeveri te re. Me 73 vota pro, 38 kundër dhe dy abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Qeverinë e Kosovës, me kryeministër Isa Mustafa.
Kryeministri Mustafa u betua se me përgjegjësi do t’i kryejë detyrat e përcaktuara me Kushtetutë.
Ai tha se do të punojë në interes të shtetit, zhvillimit ekonomik.
Përbërja e plotë e qeverisë

Kryeministër i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa
zv. kryeministër i Parë – Hashim Thaçi
zv. kryeminister – Kujtim Shala
zv.kryeminstër – Branimir Stojanaviq
PDK
1. Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaçi
2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi
4. Ministria e Diasporës – Valon Murati
5. Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci
6. Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci
8. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani
9. Minister i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Edita Tahiri

LDK
1. Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni
2. Ministria e Shëndetësisë – Imet Rrahmani
3. Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
4. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
5. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli
6. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
7. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi
8. Ministria e Financave – Avdulla Hoti

Minoritetet
1. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Lubomir Mariq
2. Ministria për Komunitete dhe Kthim – Aleksandër Jabllanoviq,
3. Ministra e Administratës Publike – Mahir Yagcilar
4. Ministër pa portfel – Rasim Demiri
© KOHA.net

Ndërsa, pasdrekën e së hënës  Kadri Veseli është zgjedhur në krye të parlamentit duke marrë 71 vota pro, ndërsa kundër tij kanë votuar 42 deputetë.

By admini