gjeloshaj-gjekaMbrëmë pas takimit të udhëheqësve të partive shqiptare në Tuz, ku është diskutuar rreth çështjes së Komunës së Malësis, deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nik Gjeloshaj bashkë me Kryetarin e Komunës së Ulqinit janë parë duke pirë kafe në ambientet e kafeterisë “Martini” në Tuz.

Gjeloshaj dhe Gjeka kanë qenë vetëm, për këtë arsye nuk mund të dimë se çfarë është diskutuar, por sipas burimeve tona, takimi është dukur shumë miqësorë.

Sipas burimeve tona jozyrtare marrëdhëniet mes Alternativës Shqiptare dhe Partisë Demokratike tashmë janë normalizuar. Duhet të kujtojmë se z. Gjeloshaj dhe z. Gjeka kanë patur një debat rreth çështjes së mandatit të deputetit, por duket që me kalimin e kohës edhe marrëdhëniet individuale mes dy personazheve, por edhe ato partiake janë normalizuar. Ndoshta ky afrim do të thotë se ASH dhe PD kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në pranverë të vitit 2016, këtë do e vërtetojmë në muajt në vazhdim./Malësia.ME/

 

By admini