Te gjitha te apasionuarit e sportit dhe natyrës kanë mundësi që të shtunën, me datë 7.11.2015, te kalojne nje dite ndryshe nga ato të zakonshmet.
Koha e bukur qe po mbizotron këto ditë, parashikimet flasin për kohë të njëjtë dhe për të shtunën, ka bërë që disa çiklista amator të planifikojnë për këtë fundjavë një tur me biçikleta, kështu thuhet në një njoftim nga organizatoret e këtij aktiviteti.
Ruga e planifikuar për të kaluar me biçikleta është kjo: Ulqin – Shas – Shtodër – Sukubinë – Ulqin. Gjatë rrugës do të ketë disa pika ku do të pushohet. Detajet mund ti diskutohen përsëri ditën e nisjes.
Kusht për të qenë pjesë e këtij aktiviteti është pasja e një biçikleta (mund edhe ta huazoni) dhe pak kondicion (do ta pritet edhe çiklisti i fundit).
Rekomadohet që me vehte të merret ushqim dhe uje.
Grumbullimi është paraparë në ora 7:30 te Pizzeria Papillon në Ulqin (afër shkollës së mesme) kurse nisja në ora 8.
Shihemi neser.