• Triumfues në maratonën nju-jorkeze për garën e meshkujve doli atleti kenian Stanley Biwott
• Edhe tek gara e femrave triumfuese e 1-ra, një keniane, ku fituese doli Mary Keitany
NEW YORK CITY : New York City Marathon është një maratonë vjetore (42.195 km ose 26.219 mi) që vrapuesit kaloin përmes pesë lagjeve të New York City.t Kjo është maratonë e madhe në botë, me 50.304 që e nisin garën nga ura e famshme Verrazano Bridge (Staten Island) dhe e përfudnojnë në Central Park (Manhattan) .
Së bashku me maratonën e Bostonit dhe Çikagos, maratona e Nju Jorkut, është në mesin e maratonave me distancanë më të gjata dhe nga ngjarjet sportive më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe është një e maratonë e madhe Botërore.
Gara është organizuar nga New York Road Runners Club dhe ka qka nisur të mbahet në vjesht që nga viti 1970, me përjashtim të vitit 2012, për shkak të uraganit Sandy.
Në vitet e fundit, ajo ka qenë e sponsorizuar nga grupi financiar ING. Në vitin 2014, Tata Consultancy Services, një gjigand i teknologjisë së informacionit shumëkombëshe (TI) të shërbimit, konsultimi, bërjes së biznesit, kompani me seli në Indi, e cila ka një mandat tetë-vjeçar si sponsor eskluzivë.
Maratona e Nju Jorkut – është mbajtur në të dielën e parë të nëntorit dhe tërheq konkurrentët profesionale dhe amatorë nga e gjithë bota.
Për shkak të popullaritetit të garës, pjesëmarrja është zgjedhur në masë të madhe nga një sistem llotarie. Vrapues të cilët janë anëtarë të NYRR mund të fitojnë kualifikimet për hyrje të garantuar ose nëpërmjet emërimit nga një klub zyrtar për vrapimet e gjata.
Maratona e Nju Jorkut 2015:
Në metropolin e botës qytetin e Nju Jork-ut, është zhvilluar dje edicioni i 45-të i Maratonës më të famshme në botë. Dhe, ashtu si pritej, simbas specialistëve të kësaj maratone fitues në këtë garë kanë dalë dy atletët kenianë, si për garën e femrave dhe meshkujt të cilët arritën të parët në finish – duke zënë dy vendet e para.
42.195 km ose 26.219 mile, si zakonisht kaloin duke vrapuar nëpër pesë lagjet e Big Apple : Manhattan, Bronx, Queens, Brooklyn dhe Staten Island.
Fituesit:
Meshkuj
1 Stanley Kipleting Biwott – 2:10:34
2 Geoffrey Kipsang Kamworor – 2:10:48
3 Lelisa Desisa – 2:12:10
Femra
1 Mary Jepkosgei Keitany – 2:24:25
2 Aselefech Mergia – 2:25:32
3 Tigist Tufa – 2:25:50
Meshkuj me karrocë
1 Ernst van Dyk – 1:30:54
Femrat me karrocë
1 Tatyana McFadden – 1:43:04
Në garën meshkujt, triumfues në maratonën nju-jorkeze doli keniani Stanley Biwott, i dyti një vit më parë. Ai dha kohën 2h10’34”, duke lënë pas patriotin e tij Geoffrey Kamworor. Ndërsa në vendin e tretë u rendit etiopiani Lelisa Desisa. Për meshkuj, ky është viti i katërt radhazi që triumfojnë atletët kenianë.
Edhe te femrat kësaj radhe kemi triumfin kenian, ku fituese doli Mary Keitany, që arriti e para me kohën 2h24’25”, në një garë që ajo e udhëhoqi e vetme dhe pa rivale. Kjo është hera e dytë radhazi që kjo atlete triumfon në Nju Jork, duke lënë pas etiopianet Aselefech Mergia dhe Tigist Tufa.
Për femra, ky ishte suksesi i katërt kenian në 5 edicionet e fundit.
Kenianët edhe vitin e kaluar fituan dy vendet e para : ata ishin Wilson Kipsang dhe Mary Keitney që fituan vendet e para për kategoritë e meshkujve dhe femrave në maratonën e Nju Jorkut.
Kipsang e fitoi garën prej 42 kilometrash duke e përshkuar atë për dy orë, 10 minuta dhe 59 sekonda.
Mary Keitney e Kenias, doli e para nga femrat, me një kohë prej dy orësh, 25 minutash dhe shtatë sekondash, vetëm tre sekonda para kenianes tjetër Jemima Jelagat.
Gara e së dielës, u mbajt në një mot të bukur “ditë pranvere” në zemër të vjeshtës, që e bëri edhe më të bukur garën e vrapuesve të cilët patën shancin të demostrojnë aftësit e tyre më të mira.