Fubollistët e Otrant Olimpikut nga Ulqini arritën të fitojnë si mysafirë kundër rivalëve kryesor të Arsenalit të Tivatit me rezultatin e ngushtë 1:0 duke bërë që të jenë përsëri në krye të renditjes.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutin e 73-të të ndeshjes falë një autogoli nga lojtarët vendas. Nga minuti i 60-të i takimit ekipi vendas luajti me 10 lojtarë pët shkak të kartonit të kuq të njërit nga lojtaret e tyre.
Pas kësaj fitoreje Otrant Olimpik tani prin në tabelen e klasifikimit duke lënë pas skuadra e tjera.
Duhet shtuar se garat për të u kualifikuar në një rang më të lart janë të vështira pasi përveç kalimit me sukses të ligës aktuale lojtarëve tanë do ju duhet që të përballojnë edhe play off-in në fund të kampionatit.