Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësuesve po punon që gjuha shqipe të hyjë zyrtarisht në programin e shkollave të Nju Jorkut – ku jetojnë shqiptarët – mundësin e hapjes së një shkollë dygjuhësore publike, ku në të gjitha subjektet ku jetojnë më së shumti shqiptarët në Nju Jork, të mësohet edhe në gjuhën shqipe si lëndë plotësuese.
BRONX NYC : Më 23 tetor, 2015 – në qytetin e Bronxit – Nju Jork, Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësuesve, mbajti takimin e parë publik, thuhet në njoftimin e saj në rrjetin social facebook. Takimi u zhvillua në mejdisin e zyrave të Federatës së Bashkuar të Mësuesve në Bronx, dhe u ndoq nga rreth 100 mësimdhënës dhe prindër – punonjës të arsimit dhe veprimtar të komunitetit.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mësuesve, shprehet në dekleratën zyrtare të shpërndar për medien shqiptare, është një organizatë zyrtare e regjistruar simbas ligjeve – sekcioni 503/1 për organizatat dhe shoqatat – jo qeveritare dhe jo përfituese, në Nju Jork.
Ajo është e përkushtuar për nxitjen e marrëdhënieve profesionale, organizimin e aktiviteteve, duke siguruar një rrjet lidhës të ndihmës së ndërsjelltë dhe mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve, të cilët janë të përfshirë në fushën e arsimit, por dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi.
Ky takim i parë i hapur u mblodh për të promovuar organizatën për komunitetin shqiptaro-amerikan nëpërmjet njerëzve të përfshirë në fushën e arsimit, si mësues, administratorët dhe shërbimeve të tjera në këtë administratë.
Komuniteti shqiptarë, thuhet se ka numërin më të madh të femrave shqiptare në zonën e Tri-Shteshit, të cilat janë punësuar në arsim – mbasi jo zyrtarisht, flitet se më shumë se 1 mijë gra dhe vajza shqiptare, punojnë aktualisht si mësimdhënëse në shkollat e ciklit të ulët, tetë – vjeçar dhe shumë pak në nivelin e mesmë dhe të lart.
Takimi i 23 tetorit në Bronx, u ndoq nga Assemblymani Mark Gjonaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Arsimit, në qytetsi dhe udhëheqes të sindikatës së arsimtarve – Federatës së Bashkuar të Mësuesve dhe personalitete të tjera të komunitetit shqiptaro-amerikan Shkolla Shqipe në Bronx.
Kryetaria e organizatës AAEU – Jacqueline Koka – Vieira foli për misionin e organizatës së arsimtarve shqiptar. Nënkryetarët Raza Sinanaj dhe Drita Gjongecaj Handocaj, si dhe anëtaret të Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate Vjosa Mujaj-Nikci, Violeta Sinanaj, Violeta Kajtazi, Ornela Hasandoçaj, Esmeralda Murati, Susana Boka, Cindy Sylaj, Lisa Nrekic, folën për objektivat dhe përgjegjësitë e tyre për të ardhmen e organizatës.
Në fjalën e tij, Assembleisti i njujorkut, Mark Gjonaj, theksoi rëndësinë e organizatave të tilla për komunitetin shqiptar dhe për qytetin e Nju Jorkut. Folësi kryesor ishte Prof. Shinasi Rama i NYU. Në fjalën e tij, Prof. Rama, theksoi rëndësinë e kësaj përpjekjeje të komunitetit shqiptaro-amerikan për rritjen e shpejtë të numrit të shqiptaro-amerikanëve në arsim – sidomos, për ata të cilët janë duke punuar në shkollat e qytetit rolin dhe kontributin e tyre.
Para këtij takimi, thuhet se përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Mësuesve , zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Departamentit të Arsimit të qytetit të New Yorkut, Chief of Staff e kancelares Farina, me të cilën u diskutuan çështje të ndryshme të rëndësisë së mësimdhënies. Ndër çështjet e ngritura nga ana e AAEU ishte çështja e programeve të gjuhës së dyfishtë, pra, mundësia e hapjes së një shkollë dygjuhësore publike, ku në të gjitha subjektet ku jetojnë më së shumti shqiptarët në Nju Jork, të mësohet edhe në gjuhën shqipe, si lëndë plotësuese. Gjithashtu, u diskutuan dhe çështje të shumta dhe të veçanta në lidhje me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në fushën e arsimit dhe mësimdhënies.
Si konkluzion Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mësuesve, ka lëshuar një dekleratë zyrtare për këtë takim ku thuhet se :”Takimi ishte shumë i suksesshëm dhe i rendësishëm. Me këtë rast dhjetëra arsimtar të rinjë janë regjistruar si anëtarë të kësaj shoqate. Në javët e ardhshme, kjo shoqatë do të organizojë degët e saj për AAEU në të pesë lagjet e NYC. Komiteti Ekzekutiv, i saj ka hartuar një axhendë e cila synon ndërtimin dhe konsolidimin e organizatës përmes aktiviteteve dhe lidhjeve , me një axhendë në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe ngritjen e një qendëre informative në faqen e internetit të kësaj shoqate”.
Në fund të dekleratës thuhet se :” Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkes për informacion, donacionet, anëtarësisë, aktivitetet dhe mbështetje duhet të drejtohenni në postën elektronike në e-mail aaeany@gmail.co ose të vizitoni faqen e tyre në website: http://albanianamericaneducators.org