Kësaj rradhe, do të përfitojë nga përfitimet dhe Fondi i Fëmijëve Shqiptarë me Autizëm i Dr. Shpresa Xhaklit(Fotot nga Albumi i vitit te kaluar – New York City 2014)
NEW YORK CITY : Rrugëtimi i nisur një vit më parë në Nju Jork, i vazhduar me udhëtimin e saj në Prishtinë dhe Podgoricë, mbërrriti dje në mbrëmje përsëri në mjedisin amerikanë, i përthekuar në katër fjalë: “Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane”.
Mbi këtë titull dinjitoz dhe motiv – impresionues, e ka ndërtuar projektin e saj – Drejtoresha Ekzekutive e këtij projekti, zonja Vera Mjeku, projekt të cilin ajo do ta shpaloste së bashku me bashkëpuntorët e saj – të përkushtuar dhe të talentuar, në njërën prej ambienteve më të frekuentueshme në New York – qendrën turistike Battery Gardens, lokalin e njohur të shqiptaro amerikanit Paul Nicaj.
Projekti vazhdon të udhehiqet nga i njëjti Bord, një grup entuziast profesionistësh të fushave të ndryshme, si Mjeshtri i madh i fotografisë Fadil Berisha, sipërmarrësi Giorgio Kolaj, financieri Nick Markola, avokatja Beti Beno, Dr. Kujtim Balidemaj, Avni Mustafaj, Etrita Ibroci, Mark Kosmo, Blerta Alikaj, Ismer Mjeku e Simon Vukel dhe Drejtoreshën Ekzekutive Vera Mjeku.
Projekti Histori Suksesi Shqiptaro Amerikan, është produkt i gërshetimit të shanseve, që të jep edukimi dhe kultura perendimore, dhe atyre që vijnë nga vendorigjina e shqiptarëve të Amerikës, prej edhe nga kan ardhur ata; Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria, Arbereshët dhe disapora, dhe kan bër sukses dhe emër të madh në SHBA, në disa fusha të jetës.
Duke, e jetësuar kështu edhe ëndrrën amerikane, tashmë të hartuar edhe në projektet dhe idetë e tyre, agjendën e përditëshme, të këtyre njerëzve, shume të suksesshëme në jetën, punën dhe veprimtarinë e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Madje disa nga këta shqiptar të histori suksesit, janë tani në vendin dhe mesin e atyre njerëzve, që i njeh gjithë bota – aty ku janë ngritur lart emra të njohur të fushave të ndryshme të suksesit, në SHBA, në biznes, afarist, art, muzik, kultur, sport, edukim dhe finance e teknologji bashkohore.
“Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane”, është projekti, më i madh, deri tani, ku janë mbledhur shumë shqiptarë që kan bër një histori suksesi, dhe, që tani ata e ndajnë atë me detaje dhe këshilla nga historia dhe rruga e suksesit për të qenë aty ku janë sot, me të gjithë shqiptarët anemban botës.
“Kjo, platformë e nxitjes se bashkepunimit midis profesionisteve, të rinjve dhe studentëve dhe krijimi i mediumeve dhe eventeve të tilla, ka thënë drejtoresha Ezkzekutive, e ketij projekti, zonja Vera Mjeku, është vendi ku ata mund të lidhen dhe bashkëpunojnë, por edhe të frymezohen i cili është shumë i rëndësishëm. Mbrëmja është ideuar me ecje në tapetin e kuq, intervista nga mediat, mundësi për të komunikuar me panelin e zgjedhur, argëtim, pjesëmarrje në ankand dhe mundësi për përfshirje direkte në hapjen e procesit të nominimit për raundin e dytë”.
Parakalimi i thjesht në “Reed Carpet – Tapetin e kuq”, i më shumë se 500 të ftuarve, personalitete dhe figura të njohura të komunitetit, dhe në SHBA, në “breshërin” e blitzve, të aparateve fotografike dhe kamerave, intervistat dhe mesazhet e tyre, ishin pik-kontakti i parë, dhe, më së vonë i “Shpërblimeve!” të kësaj veprimtarie të rëndësishme.
Madje, aty kishin ardhur jo vetëm shqiptar e amerikan nga zona e Tri- Shtetshit, por edhe shqiptarë të suksesshëm këta nga shtete të largta, si Teksasi – Dallas, Miçigan – Detroit, Illinoi – Çikago, Kalifornia – Los Angelos, Ohaio – Klevenland, Uashingtoni dhe Vixhinia, biznesmeni i suksesshëm dhe veprimtari i njohur nga Dallasi- me grupin e tij – zoti Nazar Mehmeti President i Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, biznesmen që kan investuar nëvendlindje si , z Ismet Smaji, sekretar i këtij Unioni, dhe Ylber Korça, nga Struga, së bashku me shqiptaro amerikanin Dr Naim Dedushaj – Drejtor për Diasporën në qeverinë e Kosovës, ideator dhe kreatori i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.
Këtë projekt të madh organizatori dhe ideatori i saj e kishte konceptuar madje si një platformë e nxitjes se bashkepunimit midis profesionisteve, të rinjve dhe studentëve dhe krijimi i mediumeve dhe eventeve të tilla.
Çka, e ka pohuar edhe vet drejtoresha ezkzekutive, e ketij projekti, zonja Vera Mjeku, e cila thotë se ky :” është vendi ku ata mund të lidhen dhe bashkëpunojnë, por edhe të frymezohen – këta njerëz, i cili është shumë i rëndësishëm. Mbrëmja është ideuar me ecje në tapetin e kuq, intervista nga mediat, mundësi për të komunikuar me panelin e zgjedhur, argëtim, pjesëmarrje në ankand dhe mundësi për përfshirje direkte në hapjen e procesit të nominimit për raundin e dytë”.
Madje projetktin “Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane”, kësaj rradhe (mbrëm në Battery Park ), duke parkaluar në karpetin e kuq dhe intervistave – e ka përgëzuar për suksesin e shqiptarëve të Amerikës, edhe senatori demokrat i Nju Jorkut, Charl Shumer, si dhe asambleisti Mark Gjonaj, i cili është shqiptari i parë në historinë e disaporës në postin më të lart në politik – Asamblenë e Nju Jorkut.
Mbrëmja u moderua nga aktorja dhe producentja e Hollywoodit Masiela Lusha, me pjesëmarrjen dhe një performancë nga diva e operës ndërkombëtare Ermonela Jaho përkrah një paneli profesionistësh, më zë në fusha të ndryshme si Dr. Dennis Dimitri, President i Shoqatës së Mjekëve të Massachusetts, Bankieri dhe flinatropisti i njohur Richard Lukaj, Gazetarja e Fox5 Lidia Curanaj, Profesori Peter Christopher, Stilistja Katerina Bocci dhe Sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Dr. Donald Leka.
Kurse, në vazhdën të përfitimit nga ky projekt, ndërsa vitin e kaluar përfitoi Fondi Kosovar për Arsim, ndërsa nga kjo mbrëmje përfitojë Fondi i Fëmijëve Shqiptarë me Autizëm i Dr. Shpresa Xhaklit. Nëpërmjet një ankandi që u zhvillua në ambjetet e Battery Park Restaurant, gjatë mbrëmjes nën udhëheqjen e Miss Massachusets 2015 u promovuan edhe stiliste shqiptare nëpërmjet stilimeve të tyre apo personazheve nga projekti me produktet e tyre të dhuruara.
Ambasadoria e autizmit në botë Dr. Shpresa Xhaklit, deklaroi se ajo po punon me Organizatën Botërore të Autizmit në Doha – që Kosova shumë shpejt të pranohet në këtë organizat, si dhe shtoj që një tenor i famshëm i Kalifornia këto ditë do të jet në Kosovë në një koncert bamirësie per femijet kosovar me autizem.
Drejtoresha e këtij projekti Vera Mjeku, mendon se :”Impakti nga faza e parë kanë qenë shumë pozitiv dhe konstruktiv dhe kjo ka bërë që ky Projekt, të promovohet dhe në Kosovë dhe Mal të Zi, brenda këtij viti. Historitë e suksesit shqiptaro amerikan janë burim frymëzimi dhe bashkëpunimi edhe për shqiptarët në Ballkan dhe për këtë arësye në bashkëpunim me Ambasadat Amerikane në Prishtinë dhe Podgoricë u mbajtën panele në universitete, tryeza të rrumbullakta, vizita në investime shqiptaro dhe amerikane dhe qendra për fëmijë me aftësi të kufizuara për të parë mundësitë se si anëtarë të projektit të inkuadrohen e të ndihmojnë në fusha të ndryshme. Projekti, synon që të krijojë shkëmbime të vazhdueshme grupe profesionishtësh dhe grupe mentorësh për studentë dhe profesionistë të ri” ka pohuar znj Mjeku.
Projekti që synon evidentimin dhe promovimin e historive të suksesit dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunues të profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptare, në një Mbrëmje e tipit Gala, në raundin e dytë, në lokalin luksoz Battery Gardens në New York, pronë e shqiptao amerikanit Paul Nicaj, u shqoërua edhe me këngë e valle shqiptare, ku nën shoqërinë e DJ Bex – nga Bekim Xhaferri dhe Aida Gashi – Radio Emigranti, muzikant dhe këngëtar të njohur Merita Halili – Raif Hyseni , Ergin Oda, preformuan për këtë mbrëmje.
Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, do të promovohet shumë shpejt në Washington DC në një mbrëmje me anëtarë të Kongresit dhe Senatit , vitin e ardhshëm me anëtarë të organizatave të rëndësishme në Washington dhe më pas në Tiranë në Pranverë të vitit të ardhshëm – 2016.