nimanbegu-shkrela-gjeka-cunguNë një fotografi të postuar nga faqja Ana Malit Ulqin në FB shihen së bashku në një nga lokalet e qytetit të Ulqinit katër politikanë të njohur të qytetit tonë: Genci Nimanbegu deputet i Forcës dhe kryetar i KKSH-së, Luigj Shkrela deputet i DPS-it, Fatmir Gjeka kryetari i komunës dhe i Partisë Demokratike dhe Nazif Cungu kryetar i Forcës së Re Dmokratike.

Nuk dihet koha se kur ëshë realizuar kjo fotografi dhe nëse temë e bisedimeve do të ketë qenë situata politke në qytet apo thjeshtë një takim rasti.

Kohë më parë kryetari i Forcës  z. Nazif Cungu i kishte dërguar një letër kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjekës ku ndër të tjera i bënte me dije se nëse vjen deri të ndërimi i ashensorit në lokacionin e paraparë në Kala atherë subjekti i tij do të rishqyrtojë vendimin për përkrahjen për emerimin e Gjekës në postin e kryetarit të komunës.

nimanbegu-shkrela-gjeka-cungu
Foto: Ana Malit Ulqin, FB

By admini