BEJT DEKORIMI DHE I MIRËNJOHJESË
Profesor, sonte ke afër vetit shumë miq-
par, veç une pa të urej me nji kaçile fiq!
Mram më ke lanë pa fjetë edhe me pak gjum-
me shkru bejt për ty ishte vështir shumë!
Ke qen mësus në fshat, par ja edhe në det-
në vend të veturës, ke grahë biçikletë!
Në Sarajevë si studnet edhe demonstrator-
je kalit në shi, ftoft, edhe në borë…
Ke studiuar gjuhët, frengen si romanist-
par me shpirt dhe zemër, ke metë pianist.
Me imagjinatë të Ranës edhe bregut të detit-
je ngritë në astrosfera dhe te kosmo-kometit…
Shpikja e jote Azura, ishtë ba legjendare-
si fëmi je ushqy me frymë marinare…
Ti i ke dhanë vulë zonës t`Mediteranit-
edhe sot cicërojn «zogjët e Aristofanit»
Në pendën tande ka pritë edhe «Florimonti»
me plotësimet tuja u hap Horizonti!!!
Veprat dhe zbulimet tuja do të mesin përherë-
Ulqinin e ke pasunu, e ke ngritë me nderë…
Je Eruditë dhe shkencëtar, elitar Sorbone-
për Ilirinë je ba figurë Galione…
Fondacioni Lika të dhuron me degë të Ullinit-
institucionet tjera me Mirënjohje të Ulqinit…
Për mu je, dhe ke qen, Profesor dhe mik-
sonte ta uroj titullin: doktor-A K A D E M I K !!!
Silver KORDA
Zvicër, me 14.10.2015, e mërkur në orët e mengjezit