mirenjohje-ruzhdi-ushaku
Fotografitë nga Ismet Karamanaga

Akademia e shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Këshillin kombëtar të Shqiptarëve, Qendrën kulturore – Ulqin, Shoqatën e artistëve dhe intelektualëve – Art club – Ulqin, Bashkimin e krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Fondacionin “Lika” organizuan mbrëmë në hotelin Mediteran të Ulqinit një mbrëmje solemne, me rastin e dekorimit të prof. dr. Ruzhdi Ushakut me titullin “Nderi i Akademisë” dhe “Mirënjohja e qytetit”.

Medaljen “Nderi i Akademisë”, Prof. dr. Ruzhdi Ushakut ia dorëzoi sekretari i Akademisë së shkencave të Shqipërisë Jorgo Bulo, derisa kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti i dha mirënjohjen e qytetit të Ulqinit.

Dr. Ruzhdi Ushaku lindi në Ulqin, më 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës e Letërsisë Frënge dhe të Gjuhës Latine i kreu në Sarajevë, më 1964. Gjate studimeve në Sarajevë ishte një vit kryetar i Klubit te Romanistëve. Në Paris, më 1962/63, kreu shkallën e pestë të studimeve moderne frënge me ç’rast merr apsolve Diplome Superieur d`Etudes Francaises Modernes. Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit ku, më 1972 magjistron me temën “Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore të gjuhës frënge në serbokroatisht”. Në të njëjtin fakultet doktoron në vitin 1979. Nga viti 1971 punoi mësimdhënës i gjuhës frënge dhe te asaj latine ne Degën e Gjuhës dhe te Letërsisë Frënge pranë Fakultetit Filozofik (tash atij të Filologjisë) Nga viti 1985 ishte profesor ordinar i këtij Fakulteti. Kryetar i departamentit të Romanistikës, kryetar i Këshillit Mësimor Shkencor te Universitetit të Prishtinës. Me 2006 u pranua anëtar-akademik aktiv ne Akademinë Evropiane te Arteve me seli ne Leuze të Belgjikës.

mirenjohje-ruzhdi-ushaku-1

mirenjohje-ruzhdi-ushaku

By admini

One thought on “Prof. dr. Ruzhdi Ushaku dekorohet me titujtë “Nderi i Akademisë” dhe “Mirënjohja e qytetit të Ulqinit” (foto)”
  1. Dekorimet në fjalë kanë ra në duar shumë të merituara. Meqënse, z.Ushaku ka qenë profesor në disa Universitete Shqiptare, si dhe ligjërues në Universitetin e Sorbonës. Eshtë anëtar i Akademisë Europiane të Artëve në Belgjikë. Është prodhues dhe botues i një seri të konsiderueshme studimesh të mirëfillta shkencore.Ndër të tjerat është anëtar i redaksë së revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia. Andaj, tek elita shkencore kombëtare shqiptare konsiderohet si një ndër studiuesit më të njohur dhe të spikatur në mbarë hapësirën shqiptare. Prandaj, Shqiptarët në Mal të Zi duhet të mburren dhe të jenë krenar me një intelektual të tillë.
    Prof. dr. Ruzhdi Ushakut, Urime të perzemërta dhe miqësore për dekoratat e fituara.
    Me shumë respekt,
    Nikë Gashaj, politolog,Kryeredaktor i revistës MALËSIA dhe Këshilltar i
    Avokatit të Popullit në Mal të Zi

Comments are closed.