Shtëpia mbretërore shqiptare kërkon lirimin e Ballistit
Beqir SINA New York
Princesha shqiptare Zaharia :”Ne, që heronjtë i vëmë prapa hekurave, ne, që harrojmë…kaq shpejt!”
TIRANE : Pretendentja për fronin mbretëror shqiptar, princesha Elia Zaharia, ka kërkuar publikisht lirimin e Ismail Morinës – i njohur si Ballist.
Shumë figura të njohura publike, personalitete të ndryshme dhe njerëz të fushave të ndryshme kanë shprehur hapur përkrahjen për Ismail Morinën – Ballistin.
Kërkohet lirimi sa më i shpejti tij pas arrestimit një ditë para ndeshjs ndaj Serbisë, teksa ai po gjykohet për një varg veprash penale që po e ngarkon shteti shqiptar.
Por, tash ka ardhur edhe reagimi nga shtëpia mbretërore, me anë të princeshës Elia Zaharia, e cila hapur ka kërkuar lirimin e Ballistit.
Ky është reagimi më i fuqishëm për lirimin e Ballistit, për të cilin është organizuar edhe një protestë.
Në “protestën” e saj Princesha Zaharia, dy ditë më parë në statusin e saj në rrjetin social facebook – teksa shkruan nga ndjenja qytetare si thotë ajo i ka kujtuar qeverisë shqiptare, dhe veprën e Kadarese: Kush e Solli Doruntinen” E verteta ishte se ate e solli Besa e Shqiptareve, une, ti, te gjithe ne…”
Vendosa të shkruaj duke u nisur nga ndërgjegja ime qytetare, që nuk mund të heshtë sot. Ndihem thellësisht e indinjuar, kur prapa hekurave qëndron si “kriminel” ai që na bëri të gjithëve krenar një vit më parë, ku nëpërmjet atij droni ngriti peshë të gjithë zemrat e shqiptarëve, ka shkruar Princesha shqiptare Elia Zaharia. “
“Krimi” i tij, ka theksuar ajo në “protestën” e saj drejtuar qeverisë shqiptare, dhe arsyeja e vertetë, pse po gjykohet? Morina, është ai dron. Dëshiroj t’ju kujtoj veprën e Kadaresë : Kush e Solli Doruntinën – shkruan princesha Zaharia dhe vazhdon:” E verteta ishte se atë e solli Besa e Shqiptareve, unë, ti, të gjithe ne… !
E bëj këtë paralelizëm ka thënë ajo duke shtuar se pasi atë Dron Kombëtar e ngritëm ne të gjithë, me energjinë tonë, me atdhedashurinë tonë. Ai ishte i Zgjedhuri për ta materializuar nëpërmjet atij xhesti i frymëzuar shpirtëror te çdo Shqiptari.
Princesha shqiptare Zahria në fund pyet autoritet shqiptare në mesazhin e saj :”Ku jemi ne sot? Ne që u krenaruam dhe e duartrokitëm një vit më parë? Ne qe u mallëngjyem e u përlotëm? Ne qëndrojmë përballë indiferentizmit tonë si një shoqëri përballë pasqyres. Ne që heronjtë i vëmë prapa hekurave, ne që harrojmë…kaq shpejt!
Cfar princese. Nuk ke faj ti se ke le vone. Gjyshi (Ahmet Zogu) i atij qe e ke per bri, e ka plackite Shqipnin dhe ka jetue ne prendim si zotni, saqi as nipi (bashkshorti i jot) nuk ka punue kurr ne jeten e tij.