brezovica-kosoveEdhe pse territorialisht Brezovica është në Kosovë, Qendra për ski e saj është në përbërje të Qendra për ski të Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka paraparë eksproprijimin e pasurisë së Qendrës për ski të Brezovicës për ndërtimin e Qendrës turistike Brezovica.

Por jo çdo gjë nuk do të shkojë ashtu siç duhet duke marrë parasyshe  edhe përparësit e serbeve pas marrëveshjes së fundit në mes të dy qeverive, asaj kosovare dhe serbe, për themelimin e bashkësisë së komunave serbe pjesë e së cilave është edhe Brezovica.

Qendra për ski e Serbisë, në përbërje të cilit është Qendra për ski e Brezovicës, ia ka bërë me dije kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa se do të iniciojë kontestin në Gjyqin Ndërkombëtar në Paris.

Siç theksohet, kontesti investues kundër Kosovës do të bëhet pasi Qeveria e Kosovës ka paraparë eksproprijimin e pasurisë së Qendrës për ski të Brezovicës për ndërtimin e Qendrës turistike Brezovica, njofton B92 , transmeton Koha.net.

“Vendimi i institucioneve të Kosovës për eksproprijimin e tokës dhe të pasurisë është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim jo vetëm me të drejtën ndërkombëtare por edhe me ligjet që zbatohen në Kosovë”, thotë kumtesa nga Beogradi.

Për këtë arsye Beogradi ka vendosur që “ta realizojë të drejtën e vet në Arbitrazh në Odën Tregtare Ndërkombëtare në Paris.

By admini