Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e marte në Shkollën fillore ”Boshko Strugar” të qytetit të Ulqinit.
Në këtë ngjarje të shëmtuar mësohet se është sulmuar nga ana e një prindi arsimtari i matematikës me inicialet S. K. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në koridorin e shkollës ndërsa arsimtari ka përfunduar në urgjencen e qytetit për të vazhduar më tej për analiza më të hollësishme.
Poashtu mësohet se ngjarja është paraqitur në polici nga ana e udhëheqësisë së shkollës.
Ky është ndër rastet e rralla të tilla të ndodhur në qytetin tonë por që meriton vëmendje të posaçme. Kërcënimi i mësimdhënesve e aq më keq sulmi ndaj tyre nuk duhet të jetë mjeti për zgjidhjen e problemeve nëse ato me të vertet ekzistojnë. Mësimdhënësi i matematikës S. K. mësohet të jetë një ndër mësimdhënësit më të përkushtuar në profesionin e tij dhe njëheri edhe ndër më korekt.