Elektrodistribucioni-mali-zi
Foto ilustruese

Nga Elektroekonomia e Malit të Zi kanë deklaruar se komunave si Budva (672,46 mijë euro borxh), Kollashin (452,71 mijë euro borxh), Bijello pole (350,64 mijë euro borxh) dhe Ulqini (131 mijë euro borxh) nga dita e merkurë do të fillojnë çkyçjen nga furnizimi me energji elektrike.

Në deklaratën e kësaj kompanie për agjensionin MINA, thuhet se edhe përkundër shumë tentimeve për të arritur marrëveshje rreth dinamikës së shlyerjes së borxhit një gjë e tillë nuk u arrit.

”Jemi të detyruar që nga neser (e merkurë) të fillojmë me çkyçjen e institucioneve komunale në komunat e përmendura”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kësaj kompanie.

By admini