Mali i Zi ka nisur përgatitjet për t’u përballur me hapjen e një rruge të re të emigrantëve që do të kalonte nëpër këtë vend. Sipas burimeve zyrtare, ekziston mundësia që emigrantët të kalojnë nëpër Mal të Zi, pasi të kenë ardhur nga Greqia, Serbia e Kosova. “Me zhvillimet e fundit në kufirin (kroato-) hungarez dhe presionin me të cilin po përballen Maqedonia dhe Serbia, është e mundur që një numër refugjatësh të vendosin të kalojnë përmes Malit të Zi”, thekson qeveria malazeze, e cila njofton për përgatitjen e një vargu masash.
“Duke pasur parasysh se 5.000 emigrantë vijnë për çdo ditë në Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi po përgatit kapacitete të pranimit për 2.000 refugjatë”, kanë theksuar të njëjtat burime.
Emigrantët, në mesin e tyre refugjatë që po ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme, do të shkonin nga Mali i Zi drejt Kroacisë ose Bosnjës, fqinjët perëndimorë të ish-republikës së vogël jugosllave, ka vlerësuar Zhelko Sofranac, një zyrtar i ngarkuar me dosjen. “Vala e emigrantëve në një moment ose tjetër nuk mund ta shmangë Malin e Zi”, ka vlerësuar ai.
Qasja në Mal të Zi nga Greqia, Shqipëria, Serbia dhe Kosova bëhet përmes vargmaleve ku moti gjatë dimrit është shumë i ashpër. I gjatë vetëm 22 kilometra, kufiri ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë është po ashtu malor dhe kalohet me shumë vështirësi, shkruan Zëri.
Në Kroaci, vend i cili që nga 16 shtatori po përballet me një fluks masiv refugjatësh në verilindje, autoritetet rajonale të Dubrovnikut (juglindje) po përgatiten po ashtu për hapjen e një rruge të tillë dhe sigurojnë se mund të presin, nëse është e nevojshme, ndërmjet 3.000 deri 3.500 refugjatë në ditë. “Kemi informacione nga shumë burime se emigrantët mund të zgjedhin rrugën jugore për shkak të kushteve meteorologjike dhe nëse vazhdojnë situata e komplikuar në kufirin me Hungarinë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”, deklaroi zyrtari lokal Goran Cvjetinoviq.
Po i kan te gatshme kushtet per pritjen e refugjatve Mali Zi me politiken e kaotshme ndaj Shqiptarve per tu latgua migrua e shtepit e tyre i kan gati per strehim bile edhe munden me iu dhan te drejten e qendrimit te perhershem si Kinezve , tung mirmbetshi
T’lumt Krajë. Mirë fole.