Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu, Këshilli komunal i lëvozjes qytetare URA, UDSH dhe LD në MZ urojnë besimtarët e besimit islam me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
Urime për këtë festë i bashkangjitet edhe Ulqini Online.
Gezuar.
Uriimi i Kryetari të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka
Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:
Kam nder dhe kënaqësinë që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të besimit islam tua uroj Festën e Kurban Bajramit.
Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë!
Paçi gëzim dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim!
Qofshi të gëzuar gjithmonë!
Gëzuar Bajramin !
URIME FESTËN E KURBAN BAJRAMIT i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu
Të nderuar besimtarë të fesë myslimane,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për festën e madhëruar të Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me begati, besim, dashuri, mirëkuptim, tolerancë dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të sinqertë dhe më të afërt zemrës tuaj.
Kjo festë është simbol i ndihmës, filantropisë dhe sakrificës së çdo gjëje të përkohshme. Uroj që zemrat tona, dita ditës, të njohin më shumë kënaqësinë që dhuron akti i ofrimit të dorës së ndihmës. Uroj që ndarjen me të tjerë të asaj që kemi, ta bëjmë gjest të së përditëshmes.
Duke dhënë pasurohemi, duke besuar ushqejmë shpirtin.
Përveç sakrificës së kurbanit, nuk duhet harruar pelegrinazhin në Mekë, ku shfrytëzoj rastin t’u dëshiroj secilit haxhi pranim të lutjeve dhe sekrificës së bërë.
Gëzuar çdo shqiptar për festën e madhe të Kurban Bajramit, traditën tuaj të paqes ndërfetare nuk duhet harruar as këtë herë. Si vëllezër e motra, si familje e madhe KOMB, le të festojmë. URIME!
Me respekt,
Kryetari
Genci Nimanbegu
Urimi i Keshilli Komunal të lëvizjes qytetare URA
Keshilli Komunal i levizjes qytetare URA, uron besimtareve islam ne Mal te Zi festen e Kurban Bajramit. Feste e cila simbolizon gezimin, shpresen, tolerancen, transparencen por mbi te gjitha sakrificen ashtu sic deshi te sakrifikoj Ibrahimi me te dashurin e vet. Andaj le te sakrifikojme dhe ne sa do pak per bashkesine tone qe te kemi nje te ardhme te perbashket dhe te ndritur. Gjithesi urojme qe kjo feste te ju ngrohe shpirtin tuaj, po ashtu gezimi le ta mund hidherimin, shpresa le ta mund deshprimin dhe toleranca arrogancen.
URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT
URIM PËR FESTEN E KURBAN BAJRAMIT I UDSH–së
Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Të gjithë besimtarëve të Fesë Islame uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira, t’ia shtrim dorën njëri-tjetrit, që të mbretërojë harmonia, dashuria, përkrahja dhe uniteti mes motrave dhe vëllezërve tanë, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, tolerancës, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Gëzuar, të gjithë shqiptarëve të Fesë Islame, Kurban Bajramin, kudo që janë !
Shërbimi informativ të UDSH-së
Mehmet Bardhi uron besimtarët myslimanë me rastin e BAJRAMIT TË VOGËL
Të respektuar besimtare e besimtarë të besimit islam,
Kam kënaqësi dhe respekt që me rastin e FESTËS SË MADHNUESHME TË BAJRAMIT TË VOGËL, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë politike (9.9.1990), përfaqësueses së vërtetë dhe të sinqertë të shqiptarëve në trojet e veta shkullore, sot në Malin e Zi, të anëtarëve dhe udhëheqjes së saj të vërtetë dhe në emrin tim, t’ju uroj
PËR SHUMË MOT GËZUAR!
Kjo Festë sjell qartë porosinë e paqës dhe të vëllazërimit, të respektit, të punës dhe të veprimit e sakrificës për të mirën, humanizmin, rreth qëllimit dhe idealit të përbashkët.
Shëndet, mirëqenie, harmoni dhe lumturi past gjithëherë në familjet Tuaja!
Mehmet Bardhi, profesor
Kryetar i LD në MZ
Ulqin, 24 shtator 2015