na-ishte-njeher-ruga-per-ne-ranePjesëz nga libri ”BIJTË E SHQIPES” të autorit Gjekë Gjonaj.

Objekti i vetëm ku shqiptarët mund të blenin simbolet tona kombëtare në qytetin e Ulqinit asokohe (bëhet fjalë për vitin 1968, v.j.), ishte dyqani me mbishkrimin sllav ”Napredak” nga Gjakova, në rrugën që te çon për në Plazhin e Vogël, ku sot ndodhet butiku ”Boos”. Edhe pse flamuri shqiptar asohere konsiderohej nga pushteti si mall i rrezikshëm këtu shitej haptazi. Shitësi i kësaj shitoreje, Hysein Ceno Kapllanbegu, tani burrë tetëdhjetëvjeçar në bisedën qe zhvilluam para pak muajsh në një restorant në Pristan apo Ranë, siç e quajnë vendasit, ne shoqërimin e Hajro Nimanbegut, evokoi kohën kur në dyqanin ”Napredak” ndër mallrat e tjerë shitej edhe flamuri shqiptar.

”Ishin ato kohë të vështira. Popullata jonë kishte njëlloj frike nga pushteti. Kjo ndikoi tek ata që të mos shprehnin interesimin e vet publik për blerjen e simbolit tonë kombëtar, edhe pse shumica e tyre i kishin ne zemër. Në rrethanat e atëhershme shumë pak qyteatar të Ulqinit me rrethinë blenin flamuj shqiptar. Por kishte edhe te atillë që i blenin haptazi, ndonëse numri i tyre ishte simbolik” , thotë Kapllanbegu. I pyetur se a ka patur presion nga policia apo pushteti vendor i kohës qe ti shesë flamujt shqiptarë ai përgjigjet prerë, jo.Kapllanbegu pohon se kurrë nuk i ka mshehur ne dyqan flamujt shqiptarë nga askush. Sipas tij ata kanë qendruar të ekspozuar ne vend të dukshëm, si të gjitha mallrat tjera të tekstilit.

Shënim: Libri shumë interesant ”BIJTË E SHQIPES” i autorit Gjekë Gjonaj ka dalur nga shtypi para disa ditëve. Libri është fryt i punës së tij shumëvjeçare në fushën e publicistikës. Me pak fjalë,  ky libër duhet të jetë pjesë e bibliotekës personale. 

na-ishte-njeher-ruga-per-ne-rane
Foto: Na ishte njeher ne Ulqin

By admini