delegacioni-ulqinit-ne-tiraneDelegacionin e Komunës së Ulqinit në krye me kryetarin e Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, kryeparlamentarin Fuad Haxhibeti, sekretarin Milazim Mustafa si dhe përfaqësuesit e Zyrës ICP pranë Komunës së Ulqinit Artan Çobaj dhe Arben Xhurreta, brenda ndërtesës së Bashkisë së Tiranës e priti Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Takimi zgjati 45 minuta, ku në mes tjerash u diskutua edhe këmbimi i përvojave të funksionimit më efiçent të pushtetit lokal dhe administratës publike. Gjithashtu u dakordua që si eveniment kulturor në Tiranë të kremtohen ditët e Ulqinit, si dhe në Ulqin të kremtohen ditët e Tiranës.

 

By admini