shoqata-rajonale-e-shkrimtareve-teutaCmimi “TEUTA” nga Dritëro Agolli tek Ramiz Këlmendi

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, me 8, 9 dhe 10 shtator 2015, në Rozhajë, në Decan, në Rugovë dhe në Bajram Curr organizon manifestimin e tretë letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2015″.

Dita e parë e manifestimit do të fillojë me 8 shtator në Rozhajë me diskutimin mbi temën: ”Vargu shqip brenda territorit të Malit te Zi”, do të vazhdojë me promovimin e librit të përkthyer në gjuhën malazeze”Stina e ujkut-Vucje doba”, i autorit shkodran Ridvan Dibra,ndërsa do të përmbyllet me një mbrëmje poetike. Dita e dytë, me 9 shtator 2015 do të vazhdojë në Decan, me vizitë në Muzeun Privat “ETNOKASTRIOTI”, në Isniq, për të vazhduar në asamblenë komunale me diskutimin mbi temën promovimi “Këmbimi letrar Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri” si dhe me promovimin e librit “Ashti i Kombit”, të autorit tropojan Azgan Haklaj.Karvani i shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë për në Rugovë, në njërin nga komplekset hoteliere të së cilës do të diskutohet mbi temën “Njohja e ndërsjellë e letërsisë ballkanikë” si dhe do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.

Ndërsa, dita e tretë dhe përmbyllëse e manifestimit mbahet me 10 shtator 2015, në Bajram Curr, ku në bashkëorganizim me “Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojw”, vazhdon  diskutimi mbi temën “Prania e vargut shqip në trojet etnike” si dhe promovimi i librit të përkthyer në shqip “Majko Zasto?-Nënë përse?”, i autores boshnjake nga Rozhaja Mirsada Bibiç-Shabotiç. Me këtë rast, Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, i cili vitin e kaluar nga doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Bërkoviq u bart tek shkrimtari eminent nga Shqipëria Dritëro Agolli, sivjet kalon tek Ramiz Këlmendi-një figurë tjetër e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.

Ardhjen kanë konfirmuar: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosove, Pen Qendra e Shqipërisë, Asociacioni i Intelektualëve dhe Shkrimtarëve për Ballkan, si dhe emra te spikatur të letërsisë së të tria shteteve trekufitare:Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri.Ndërsa, organizimi i manifestimit të tretë rajonal “Muzat e Alpeve 2015”,sivjet është mbështetur nga Minsitria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Ministria për Diasporë e Republikës së Kosovës, Bashkia e Bajram Currit, Komuna e Decanit-Zyra e Kryetarit si dhe Komuna e Klinës-Zyra e Kryetarit.

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”.

By admini