Ministria e arsmit e Malit të Zi njofton se sot, e merkurë, në ShF ”Mahmut Lekiq” në Tuz do të organizohet shpërndarja e abetareve të gjithë nxënësve të klasës së dytë të komunës së Podgoricës.
Nxënësve solemnisht abetaret do të iu dorëzoj drejtori gjeneral i Drejtorisë për edukim të pakicave Marash Dukaj.
Të enjten në ShF ”Mareshali Tito” do ju shpërndahen nxënësve nga komuna e Ulqinit. Po të njëjtën ditë abetaret do të shpërndahen edhe në ShF ”Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe ShF ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë. Në solemnitetin e shpërndarjes do të jenë Marash Dukaj dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Të premten do të vazhdohet me shpërndarjhen për nxënësit e ShF ”Hajro Shahmanoviq” në Plavë, ShF ”Xhafer Nikoçeviq” në Guci dhe ShF ”Daciq” në Rozhajë.
Të 288 abetaret që do të shpërndahen janë donacion i kryebashkiakut të Tiranës Erijon Veliaj.