Krivokapiq-takon-diasporen-boshnjake-shbaVendet e vogla , siç është Mali i Zi kanë përgjegjësi të veçantë të kujdesen për diasporën e vet, ka deklaruar Kryetari i kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, duke shtuar se qytetarët malazezë të shpërndarë nëpër botë në momentet vendimtare kanë qenë me vendlindjen e vetë.

Ai, dje në Nju Jork , ka biseduar me anëtarët e Lidhjes boshnjake të Malit të Zi dhe përfaqësuesit e diasporës malazeze. Në këtë mbledhje është biseduar për modalitet dhe aktivitet konkret të cilat në mënyrë më të mirë duhet të lidhin Malin e Zi me qytetarët e vetë nëpër botë, në veçanti në SHBA, njofton rtcg.

Krivokapiq, ka pohuar se është më së vështiri të jetohet dhe të krijohet larg vendit të vetë , sepse kjo do të thotë largimi nga jeta familjare e që është aq e rëndësishme si pjesë e qenies dhe kulturës malazeze. Siç është kumtuar nga Kabineti i tij kryetari i Lidhjes boshnjake të Malit të Zi në Nju Jork, Esad Rastoder, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Krivokapiq, mirënjohjen për ndihmën e dhënë në mbështetjen e dhënë në realizimin e programit të kësaj shoqate.

Gjatë takimeve të shumta të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq në SHBA nuk ka njoftime për takime të ngjashme me pjesëtare të diasporës shqiptare atje duke ditur që ajo është edhe më e madhja. Diaspora shqiptare ka ndihmuar së paku në të njëjtën masë sa dy të lartëpërmendurat ndërsa ndër shkaqet e emigrimit të saj mund të jenë të lidhura drejtpërdrejte me udhëheqësitë e mëparshme por edhe të tanishme në Mal të Zi.

By admini

5 thoughts on “Krivokapiq takon diasporen boshnjake dhe malazeze në SHBA, anashkalon shqiptarët”
  1. Nuk i anashkaloj ai Shqiptaret po e anashkaluan Shqiptaret ate! Po cilit Shqiptare i ra ndermend se paska ardhur nji shka ne SHBA ? Per ne Shqiptaret e Amerikes keto tipa jane vetem Gogla pa kurrfare peshe. Rashten mos e kthefte se te njejte jane te gjithe.Deri sa keto monstra udheheqin shtetin e shkive Shqiptaret do te jene te shtypur ne trojet e veta shekullore.Do na vije edhe dita jone.Ndoshta vonohet pake po e sigurt se do vije.Keto monstra nuk do kene vende ne mediat Shqiptare….

  2. Ndegjova qe as shoqatat kroate nga Vojvodina nuk e takuan Vucicic e as Dacic
    Interesant u takuan me kryetaren e Kroacise Kolinden. Pohuan se ne SHBA nuk jemi nen jurisdikcion ne Serbise.

  3. Po ky shkavelli muj me ardh sa te doje se nuk kena cka me i thane atij se Nana jone eshte Shqipnija Natyrale se nuk ka ardh per te miren e Shqiptarve e do isht mire mos me na perzije me boshnjak ne Shqiptarve

    1. Mos të harrojmë herën e fundit kur disa nga shqiptarët u takuan me këto tipa,lindën shumë debate për këto takime në mesin e shqiptarëve të Malit të Zi.Kështu që për tu takuar me përfaqësuesit malazias nuk ka vullnet,sepse dihët fare mirë se çfarë bindjesh kanë shqiptarët për shtetin mafijoz,dhe se nuk ka asnjë dobi nga këto takime.Nuk besojë se ministri i ka tejkaluar shqiptarët,por ai ka marr informata nga informatorët e shtetit:se shqiptarët nuk e kanë vullnetin e këtyre takimëve të pafrytëshme për popullin e tyre.Shqiptarët mund të bëjnë takime vetëm atëherë kurë ata do të udhëzohën nga Sh.B.A,të si ndërmjetësues për projekte serioze në përmirësimin e gjendjes në vendet e tyre autoktone.

Comments are closed.