shfaqja-cehovi-i-thote-lamtumire-tolstoit-skena-veroreShfaqja është më tekst të Miro Gavran dhe regji të Sevdije Ahmetit.

Në kuadër të “Skena Verore”, në Ulqin që ka filluar në shtunën, do të ngjitet edhe shfaqja ,,Çehovi i thotë lamtumirë Tolstoit”, me regji të Sevdije Ahmetit, shfaqje kjo e cila do të prezantohet për publikun e Ulqinit në mbrëmjen e së mërkurës, prej orës 21:30.

Shfaqja është më tekst të Miro Gavran dhe teksti i shfaqjes nxjerr në pah elemente komike, ironinë dhe tragjikomedinë, kurse me rolet e tyre do të prezantohen aktorët: Bislim Muçaj, Zethana Gimolli Bahtiri, Dukagjin Podrimaj e Semira Latifi. Kjo shfaqje është realizuar nga Euro Balkan Institute./KultPlus.com

By admini