Në pikën më nevralgjike të qytetit, në pjesën me atraktive të saj, në kohën kur në Ulqin ka më se 100 000 veta, të shikosh pamje të tilla që vinë nga Portë Milena ku mund të shohësh me tona peshku të ngordhur është për çdo kritikë.
“Për këtë arsye, në këtë pjesë të Plazhit të madh përhapet erë të padurueshme, e cila është e dëmshme për qytetarët e Ulqinit dhe për turistët, për shkak se ajo është kryesisht një burim i infeksionit që mund ketë pasoja shkatërruese për shëndetin e njeriut,” kështu ndër të tjerave mendon edhe i pari i Malit të Zi Pozitiv për Ulqinin Fuad Llamezheviq.
Problemi i Portë Milenës nuk është i ri dhe se i njëjti përsëritet pothuajse çdo vit.
Përgjegjësit dihen. Të gjithë nga pak dhe të gjithë shumë.
Përveç Kripores dhe Rivierës së Ulqinit që me vite luajnë ping – pong për fajin, jashtë kësaj liste nuk duhet lënë as qeverinë, komunen por edhe pronaret e shtëpive të zonës të cilët në shumicën e rasteve, ujërat e zeza të shtëpive të tyre përfundojnë në këtë kanal.