Ministria e arsimit të Malit të Zi do të ndajë këtë vit 300 bursa për studentët më të mirë.
Bursat do ti përfitojnë 200 studentë të cilët e kanë shfrytëzuar edhe viteve të kaluara si dhe 100 studentë të rinjë që do të konkurojnë për herë të parë.
Të drejtë për bursë kanë studentët që kanë notën mesatare mbi 9 dhe të cilët të kenë regjistruar semestrin e vitit vijues dhe që nuk kanë humbur asnjë vit gjatë studimeve.
Bursa ndahen pa detyrim shlyerje dhe paguhen në 10 këste mujore.