
Rreth orës 1430 të ditës së hënë ka shpërthyer një zjarr i përmasave të mëdha në Malin e Brisë i përcjellur me erëra të forta.
Zjarri ka rrezikuar seriozisht shtëpitë në afërsi por që me intervenim të menjëhershëm të përfaqësuesve tëe Shërbimit komunal për mbrojtje dhe shpëtim është arritur që të vihet nën kontroll rreth orës 1930.
Në këtë intervenim të Shërbimit komunal për mbrojtje dhe shpëtim kanë marrë pjesë rreth 32 persona të këtij shërbimi dhe 8 automjete. Në ndihmë kanë ardhur edhe një ekip i zjarrëfikësve nga qyteti i Tivarit.
Nga Shërbimit komunal për mbrojtje dhe shpëtim falenderojnë familjen Nikoliq që kanë ndihmuar në aksionin e tyre.
Shkak i këtij zjarri është faktori njëri.