Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, është në vizitë në Ulqin, ku mbrëmë ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të Librit ”Ulqini 2015”.
Ministri Shala e vlerëson këtë panair si ngjarje të madhe të librit në Ulqin, duke u shprehur se panair është një ngjarje tradicionale e një shenjë e qytetit të Ulqinit.
Në kuadër të kësaj vizite në Mal të zi, ministri Shala do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësuesit e pushtetit komunal të Ulqinit dhe ata politik të shqiptarëve në Mal të Zi.
Por ajo që ka rënë në sy mbrëmë ishte mosprania në hapjen e panairit të librit të kryepralamentarit të Republikës së Kosovës Kadri Veselit, edhe pse kohë më parë edhe ai ishtë i planifikuar se do të jetë ftuar. Deri tani nuk ka ndonjë njoftim për arsyen e mospranisë së kryeparlamentarit nga Kosova apo nëse ftesa është anualuar në momentet e fundit.
Të pranishëm në hapjen e këtij panairi ishin kryeparlamentaret e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, Ilir Meta dhe Ranko Krivokapiq.