Mediat malazeze, Vijesti dhe Dnevne Novine, i’u kanë dhënë mjaft hapësirë ngjarjeve në tribuna gjatë ndeshjes Mlladost – Kukësi ku janë ndëgjuar ofendime dhe sharje në drejtim të shqiptarëve.
”Golat e Kukësit dhe 3:0 që në minutën e 32-të kanë ndezur tifozët nacionalistë në tribunë ku nga një pjesë e saj janë ndëgjuar sharjet të cilat nuk janë të parat dhe kanë prishur një mbrëmje të bukur sportive”, shkruan Vijesti.
Kjo e përditshme nuk harron të kujtojë se e gjitha kjo ”vjen vetëm pas një jave kur futbollistat e Mlladostit nuk kanë marrë as edhe një fishkëllimë të vetme nga ana e tifozave vendas në stadiumin ”Qemal Stafa” në Tiranë, edhe pse kishin fituar në mes të Shqipërisë”.
Në të njëjtën linjë është edhe e përditshmja tjetër DN e cila shton se ”a meritojmë në të kemi ndeshje të tilla sportive”.
Poashtu duhet shtuar se edhe numri i komenteve në këto dy mediume informative ka qenë shumë i madh rreth kësaj ngjarjeje ku në shumicën e rasteve dënonim ngjarjet gjatë kësaj ndeshje.