Ulqin-panairi-libritPANAIRI I LIBRIT ,,ULQINI 2015,,

Nën përkujdesjen e Kryetarit te Ulqinit, Z. Fatmir Gjeka nga data 26 korrik-4 gusht  ne qytetin e Ulqinit  do të organizohet Panairi tradicional i Librit ,,Ulqini 2015,,.

Në këtë  edicion  jubilar do të  marrin pjese disa dhjetra botues  nga Mali I Zi , Shqiperia, Kosova, Maqedonia,  etj ,ose do të  dërgojnë botimet  e tyre  me të mira  të përfaqesuara  nëpërmjet  agjencive të shpërndarjes së  librit.

Në Panairin e këtij viti  parashikohet të ekspozohen  dhe të ofrohen për shitje  një numër I madh  tituj librash , nga  të cilët disa qindar do të  jenë  tituj të  rinj. Letersi artistike, autorë  shqiptarë  dhe të   huaj, histori, botime enciklopedike , guida turistike , letërsi  për fëmije , fjalorë , metoda  për mësimin e gjuhëve të huaja , albume e katalogë  etj.

Tashmë  është  traditë që  në Panairin e  Librit në Ulqin  të ketë  të ftuar të vecantë  personalitete nga fusha  e kulturës , akademike,   administratë  shterore apo  politika. Keshtu  ndër vite  pjesemarrës të Panairit kanë qenë  personalitete të larta të kulturës shqipe, malazeze etj  si Dritero Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare Fatos Arapi,Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevrem Brkoviq , Luan Starova , Zuvdi Hoxhiq ,Sreten Asanoviq  etj Ndërkaq , shiritin e Panairit  e kanë prerë  Presidentë   ministra ,  akademikë dhe figura te ndritura te kultures së dy vendeve Malit te Zi dhe Shqiperise . Prania e tyre  pa dyshim ia ka  rritur  rëndesinë dhe peshën  veprimtarive me librin.

Këtë vit, parashihet që  Panairi të  hapet në  rang Kryeparlamentarësh  dhe Ministra Kulture  Në hapjen solemne  do të flasin  Ranko Krivokapiq, Ilir meta , Pavle  Goranoviq, Mirela Kumbaro Furxhi, Kujtim Shala, dhe nikoqiri I aktivitetit Fatmir Gjeka

By admini