Në Ulqin u hap panairi i librit “Ulqini 2015″. Të pranishëm ishin kryeparlamentari i Malit të Zi Ranko Krivokapiq, homologu i tij nga Shqipëria Ilir Meta, ministrat e kulturës nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi e shumë dashamirës të librit. Të gjithë u pajtuan se libri është hapësira jonë e përbashkët dhe se përmes kulturës rruga drejt Bashkimit Evropian do të jetë e sigurtë.
Në edicionin e pesëmbëdhjetë të mbajtjes së këtij panairi i pranishëm ishte edhe shkrimtari i njohur Fatos Kongoli. Për krijimtarinë e tij dhe të Gjergj Gjokajt nesër mbrëma do të mbahet mbrëmje autoriale.
Panairi organizohet nga komuna e Ulqinit dhe Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena” në Shqipëri. Ai vazhdon te jete i hapur deri më 4 gusht, ku në dispozicion për lexuesit do të jenë rreth 3500 tituj./21 Media