Fatmir-gjeka-shbaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka është duke qednruar në një vizitë në SHBA. Në mbrëmjen e organizuar për nder të Ditës së Flamurit nga shoqata Ana e Malit në Njujork ai i’u drejtua të pranishmeve duke folur për këtë datë të shënuar të shqiptarëve.
Duke i faleminderuar nga zemra për nderin që i kishin bërë duke më ftuar që të jetë pjesë e aktivitetit të organizuar me rastin e Ditës së Flamurit tonë kombëtar, i pari i komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka, tha se :’ Flamuri – është simboli më sublim i shprehjes së indetitetit të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ai është dëshmi e besnikërisë ndaj atdhuet dhe ndaj kombit. Prandaj, përderisa në pothuaj të gjitha shtetet e botës presidenti betohet mbi Biblën apo Kuranin – tek shqiptarët një betim i till bëhet para flamurit kuq e zi.”
Ditën e Pavarëssisë ai gjatë fjalës së tij e quajti dita e përjetësisë së një kombi duke shtuar se nuk ka ditë më të rëndësishme dhe jetike për qytetarët sesa ditëlindja kombit të tyre.
Për këtë tha kryekomunari i Ulqinit, :”Më 28 Nëntor të vitit 1912, populli shqiptar kurorëzoi ëndrrat dhe aspiratat shekullore të tija. Me vendimin historik të kuvendit të Vlorës, Rilindja Kombëtare arrinte kulmin e saj, sepse pavarësia e kurorëzonte luftërat e përpjekjet heroike të brezave të tërë për të kthyer lirinë e humbur”.
Pavarësia e Shqipërisë, u shpreh Gjeka, nuk ishte thjesht vepër e një grupi patriotësh që ngritën Flamurin Shqiptar në Vlorë, ajo nuk ishte as edhe një akti i veçuar. Andaj ne të gjithë nderojmë sot kujtimin dhe veprën e madhe të plakut të mençur vlonjat Ismail Bej Qemal Vlorës, dhe të gjithë firmëtarëve të Dekleratës së Pavarësisë së Shqipërisë .
Duke u përkulur me nderim të madh para veprës së Ismail Qemalit dhe atyre burrave të shquar të kombit që shpallën, në Vlorë, më 28 Nëntor 1912 – Pavarësinë e Shqipërisë – shpallën shtetin e pavarur shqiptarë.
“Akti i pavarësisë, të dashur motra e vëllezër, tha krykomunari i Ulqinit, mbylli një epokë të shkëlqyer të Rilindjes sonë Kombëtare për t’u çelur brezave të ardhëshëm rrugë të reja. Si e tillë, ajo ka rëndësi, jo vetëm për kohën kur ndodhi e për kthesën historikë që shënoi por edhe për vlerat postivë që la pas. Ajo ruan vlerën e saj edukuese dhe europiane për të ardhmen shqiptare”.

By admini