radio-ulqini
Foto ilustruese

Shkruan: Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin

Radio Ulqini, para 28 vitesh ishte radio e vetme lokale në këtë mjedis, ku informimi bëhej edhe në gjuhën shqipe. Gjatë gjithë kësaj kohe, kanë ndryshuar shumë gjëra, kështu që, ne sot, në një farë mënyre mund të krenohemi me të që është arritur. Një falenderim të veçantë e meritoni Ju të nderur dëgjues, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe, Radio Ulqini ka pasur edhe kriza, por megjithatë, Ju i qendruat besnik, andaj edhe e meritoni që t’u falenderojmë përzemërsisht. Ju dëgjues të dashur, e meritoni këtë, sepse jeni shumë të mirë.

Radio Ulqini, punën e vet e ka filluar, më 13 korrik 1987. Themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Asokohe, me 6 orë program në ditë. Sot, Radio Ulqini emiton 16 orë program në ditë. Dëgjohemi në dy frekuenca, në Mozhur,në 102.6 MHz dhe në Pinjesh,në 91.3 MHz FM sterro.

Për mbarëvajtjen e punës në këtë medium informativ, kujdesen 11 të punësuar. Prej tyre 3 janë me përgatitje supëriore, 7 me përgatitje të mesme dhe 1 pa kualifikim. Struktura e të punësuarve është jo e kënaqshme, kështu, në programin informativ punojnë vetëm 2 gazetarë, 1 në gj.shqipe dhe 1 në gj.sr.-mz. Edhe përkundër, mungesës së kuadrit të nevojshëm profesional (gazetarë), programi i Radio Ulqinit, në vehte përmbanë pjesërisht program të pasur dhe cilësor. Radio Ulqini përcjell të gjitha ngjarjet-ndodhitë në Ulqin dhe më gjërë. Radio Ulqini është një medium, pak specifik, medium ku emiton programin në dy gjuhë (shqip dhe serbo-malaz.),kuptohet, relativisht, në proporcion me popullatën e këtij mjedisi. Radio Ulqini, relativisht me një përvojë 28 vjeçare, nga themelimi e këndej, falë zhvillimit teknologjik, ka qenë dhe është urë lidhës mes radiove, si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar.

Postulatet në të cilat Radio Ulqini ndërtoi sukseset e veta janë që ky medium të jetë i hapur për të gjithë, duke realizuar programin e punës përmës emisioneve të ndryshme si : emisione informative, emisione për shkencë, art, kulturë, arsim, letërsi, sport, emisione për të rinj, për fëmijë, emisioni për persona me t’meta ( hendikepuar ), kontakt emisione, emisione për turizëm, për fshat dhe atyre muzikore. Për informim të gjithanshëm, programin e pasuron edhe me informata të marra nga interneti. Me vemendje të posaçme përcjell aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjërë, si nga lëmia e ekonomisë, politikës, kultures, ashtu dhe aktivitete të tjera. Emisionet informative plotësohen me kumtesa e deklarata nga takimet e zyrtarëve dhe aktiviteti i partive politike dhe shoqatave, nga tryezat e rrumbullakta etj.

Radio Televizioni i Ulqinit ( RTUL), vetëm në letër

Krahas mbarëvajtjës së programit, intenzivisht është punuar në përgatitjen për vazhdimin e punimeve në projektin e nisur, për hapjen e Televizionit “Ulqini”, në vitin 2009. Projekt që pjesërisht u realizuar, por mbeti vetëm në letër, RTUL ?…

Projekti i TV Ulqinit ( RTUL), në vehte parasheh, një stacion lokal, modern, me paisje teknike bashkohore. Këtu, studio televizive ekziston, por ajo duhet të jetë e pajisur dhe të mirëmbahet. Ne kemi nevojë për një plan dhe të punojmë në te, por sigurisht që nuk do të jetë aspak lehtë dhe shpejt. Kështu, për të ekzistuar edhe Radio, duhet të jetë pjesë e sistemit informativ, në mënyrë që radio dhe televizioni, teknikisht duhet të jenë të lidhura së bashku.Të gjitha këto aktivitete dhe plane nuk janë përcjellur me ndonjë përmirësim të dukshëm nga ana e themeluesit. Autoritetet e qeverisjes lokale pohojnë se janë të vetëdijshëm për problemet që kanë në RTUL-it. Secila“garniturë” e qeverisjes vendore, në fillim të mandatit të vet, jep sinjalet e një shpresë, për një përmirësim të mundshëm ? !…Mirëpo, kur është fjala për realizimin e premtimeve të dhëna, ata janë të rezervuar.

Radio Ulqini i vogël, por me probleme të mëdha

Sot, Radio Ulqini kremton 28 vjetorin e themelimit. RTUL-i, tani është në një gjendje të pavolitshme materiale-teknike si dhe kadrovike. Radio Ulqini ka vite që përballet me problemet e trashëguara financiare, çka dukshëm vështërson punën dhe ekzistimin e tij normal ? !!!. Gjendja materiale në këtë institucion prej vitit në vit ka ardhur duke u rënduar. Duhet veçuar, se fillimviti i 2015-ës, edhe përkundër premtimeve të dhëna nga themeluesi, nisi me sëmundjen e vjetër dhe fitohet bindja se ilaçi për te s’është gjetur akoma?!. Si pasojë e kësaj, themeluesi, jo vetëm që nuk ka arritur të shlyej obligimet e veta ndaj këtij institucioni për vitin paraprak, por vështërsitë shoqërohen gjithnjë e më shumë dhe dukshëm reflektohen në realizimin e programit, e aq më tëpër po ndrydhin jetën e të punësuarve në këtë institucion. Vlenë të theksojmë edhe këtë se : Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e saja më të errta në punën e deritanishme. Si arsye kryesore janë vështirësitë financiare me të cilat përballet sot Radio Ulqini. Borxhet janë të mëdha: Të ardhurat mujore, të punësuarve nuk u janë paguar me rregull dhe në trend me të punësuarit në komunë dhe ndermarrje të tjera.( janë 12 paga mujore pa u paguar ), duke mos i llogaritur këtu edhe kontributet e papaguara të punëtorëve ( 3-4 vitet e fundit ), si dhe borxhet të tjerta; të radio-operatorit, elektrodistribucionit dhe pagesa të tjera të detyruara ende të pashlyera, ku çdo ditë e më shumë po rriten dhe sot ato arrijnë shifra të majme. Duhet theksuar se; Radio Ulqini, jo vetëm se ka numërin më të vogët të të punësuarve, aty ku themeluese është vet Komuna e Ulqinit, por duhet të veçojmë edhe këtë, se ka dhjetë vite e më shumë, që Radio Ulqini nuk është përtrirë me kuadro të reja, nuk është punësur askush, që është më se e nevojshnme për mbarëvajtjen sa më të mirë të radios .

Në realizimin e projektit në fjalë edhe tani hidhen ide dhe dalin inisiativa për vazhdimin e këtij projekti, por fatkeqësisht nuk gjejnë pëkrahjen e duhur nga ana e themeluesit.
Vlenë të përmendim vetëm rastin e fundit, deshtimin e dytë radhazi, të tenderit të shpallur muaj më parë nga ana e RTUL-it, i cili kishte të bëj me kabllovimin e paisjeve teknike. Mirëpo, edhe ky tender u anulua.U anulua jo me fajin tonë, por për qejfin e dikujt tjetër, me direktivë, vetëm e vetëm që mos të jetë “ mollë sherri” për partneritetin e koalicionit qeverisës.

E keqja sa vjen e shtohet

Në anën tjetër, situatën edhe më të rënduar e bën një vendim gjykate, i cili ditë më parë, bllokoi xhiro-llogarinë e Radio Ulqinit, në shumën mbi 20.000 €. Ky bllokim erdhi nga dy strukturat të mëparshme udhëheqëse, të RTUL-it,( Këshilli i RTUL-it dhe Këshilli Drejtues i RTUL-it). Këta, si dy organe drejtuese, të asaj kohe, me vendim gjykate, përfitojnë “kinse “pjesën e mbetur të pagesës së tyre. Çuditërisht, edhe përkundër asaj që zyrtarët e larë të qevrisjes lokale të asaj kohe, ishin në dijeni për mosfunksionimin e një peridhue kohore të këtyre dy strukturave udhëheqëse në RTUL, por kugjë-askujt. Ironia edhe më e madhe sa vjen e shtohet, këta paguhen, për “punën”, për pjesën e dytë të mandatin e tyre të lënë në gjysmë, çka do të thotë; me muaj të tërë, këta nuk kanë funksionuar si struktura drejtuese në RTUL, këtë e dijnë edhe ata vet ?!. Mendimi im ( E.M.ish- u.d.drejtor i RTUL-it ) , atëkohë. Andaj, e gjithë kjo k a t r a h u r ë, paguahet nga buxheti i RTUL-it.
Por, jo vetëm kaq. E gjithë kjo situatë e krijuar, plotësohet edhe me vështërsi të tjera. Gjendja e paisjeve teknike është mjaft alarmante. Paisjet teknike të cilat i posedon Radio Ulqini as përseafërmi nuk mundësojnë realizimin e emitimit cilësor të programit. Ato janë tepër të vjetrura, të amortizuara dhe në mungesë. Shpesh, punëtorët e radios gjenden në pozitë të palakmueshme gjatë emitimit të programit nga mosfunksionimi i pajisjeve teknike. Shpesh, parqiten pengesa dhe si rrjedhojë dalin vështërsi në realizim të skemës programore. Ka vite të tërë që në këtë institucion, nuk është investuar asnjë cent në paisjet teknike.Vështërsi dalin edhe në mirëmbajtjen e tyre, nga se mungon personi i duhur i cili duhet kujdesur e mirëmbajtur këto .

Radio Ulqini ka mbetur jetim

Andaj, në këtë situatë të krijuar, ku të punësuarit e radios, me muaj të tëra nuk marrin mundin e djersës së tyre, pagën që u takon !!!.Atëherë, pa dëshirën tonë jemi të privuar nga e drejta për të qenë të lumtur si të tjerët !. Ky “rrisk”, na përcjell vite me radhë. Ka vite të tëra, që në heshtje presim e përcjellim festa e gazmende të ndryshme familjare pa “ kokrrën e lekut”, vetëm e vetëm me shpresën e mirë, se një ditë do të bëhet mirë. “Pula, po s’pa andërr që ha grurë do të ngordhë ”,thotë; një fjalë e urtë popullore. Andaj, Ne nuk kërkojmë lëmoshë, nuk kërkojmë hiç më tepër, por kërkojmë tretman të barabartë si të tjerët. Kështu jemi të lënë pasdore dhe të pambeshtetur financiarisht. Çdo ditë e më shumë pesha e rëndë e barrës materiale rëndon mbi kurrizin tonë, e aq më tepër vështërsohet puna në radio. Kështu, që nga mengjesi, puna nis me lodhje.Të lodhur, të dërmuar e kokëulur kthehmi edhe nga puna, madje shpeshherë duke murmuritur në vehte !…Nuk e di si të gjykoj ?!… Të mallkojmë vehtën, apo të akuzojmë të tjerët për këtë “rrisk” ? !. Edhe Ne jemi njerëz, edhe Ne hamë, vishemi, kemi edhe familje dhe duam të jetojmë e të gëzohemi si të tjerët !!!…Kështu, jemi si jetima të pambrojtur dhe pa “merhamet”….thëm këtë, nga se shumica e njerëzve janë të ngarkuar me situata të pafavorshme ekonomike, me probleme shëndetësore dhe të shoqëruara me një nivel të ulët social. Kështu të “ gëzuar“ edhe këtë përvjetor,( 28 vjetorin e themelimit të Radio Ulqinit), po e kalojmë në heshtje, me pamundësinë minimale për të kremtuar, qofëtë edhe simbolike .!!! Jo me fajin tonë. Jo që s’dijmë e s’duam, por jemi të privuar nga e drejta materiala. Andaj, mua s’me mbetet tjetër, por në shenj kujtim, në këtë përvjetor, po e përfundoj këtë shkrim duke theksuar se, Radio Ulqini dhe të punësuarit në këtë instituicion informativ, po përjeton dhe përballet me një krizë të thellë ekonomiko-materiale dhe dita-ditës kjo krizë sa vjen e thellohet.

Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja : vallë, si është e mundur që ; Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, dhe përvojë 28 vjeçare, me numër kaq të vogël të punësuarve, por përballet me probleme të mëdha ?!…Si është e mundur mos të vihet dorë në këtë institucion ?, kur dihet se pagat mujore për Radio Ulqin, janë të barazvlefshme me drekën, apo udhëtimin zyrtar, ndoshta, shpeshherë edhe të panevojëshëm,në at masë, të një delegacioni të qeverisjes lokale, apo pagesa e disa zyrtarëve, të ciët janë anëtarë në disa komisione, e që s’kanë rezultare .! Këtu diçka çalon,nuk shkon ?! .Radio Ulqini, këtë se meriton. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë deri më tani. RTUL-i, kërkon ndihmë dhe përkrahje e duhur financiare.
Me siguri, kjo amulli, ndoshta edhe i shkon përshtati dikujt, që Radio Ulqini të fiket fare, të falimentoi !.Këtë mendoj se e dëshirojnë, vetëm ata zhurmëxhinj që trumbetojnë në heshtje, të cilët pëngojnë dhe nuk japin zgjidhjen e duhur problemeve të akumuluara vite me radhë, vetëm e vetëm për apetitet e mëdha e interesat e tyre të ngushta .Nejse …Dikur edhe të tjerët do ta marrin vesh ? !…populli thotë: “ dardha e ka bishtin mbrapa “.

Nejse…Edhe përkundër këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit të vetë të punësuarve, Radio Ulqini, serish ka arrijtur të mbijetojë. Procesi i punës zhvillohet pothuaj normalisht, me përjashtim të disa emisioneve të reduktuara.

Sot, Radio Ulqini ka nevojë më shumë se kurrë.Ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë. Këto ndryshime kërkojnë që radio të sfidojë deri të shumëllojshmëria e problemeve me të cilat përballohet sot shoqëria jonë në përgjithësi. Andaj, nese, themeluesi e sheh nevojën e duhur e të përbashkët, duhet ta mbeshtes dhe të rri pas tij. Me një vullnet të mirë e angashim të përbashkët dhe me një qasje tjetër të qeverisjes lokale, RTUL-i mund të jetojë .

…………………………………………………………………………………….

By admini