gjykata-arbitrazhit-casBeqir SINA – New York
“Shqipëria shkon përpara për në Francë, ndeshjet kualifikuese në grup për Euro 2016 me këtë 3-0”

NEW YORK : Lajmi për vendimin e sotëm të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS), në Zvicër, ka marrë dhenë, dhe është bërë lajm dite në qendër të lajmeve sportive botërore.
Mediat më të mëdha, sportive dhe ato pristogjoze në SHBA e kanë pasqyruar në faqet e tyre të para, të tyre në online mes të cilave edhe gjiganti televizivë sportivë amerikan ESPN1.
Mediat prestigjoze amerikane, thonë sot se “Shqipëria shkon përpara për në Francë, ndeshjet kualifikuese në grup për Euro 2016 me 3-0: CAS, zhvelftëson vendimin e UEFA-s për “ndeshjen e dronit” ku i dha një 3 me 0 Serbisë, duke i hequr asaj tre pikë.

Simbas medias amerikane pohohet se vendimin e Arbitrazhit ka ardhur nga që Serbia gjendet fajtore sepse, “Serbia e keqorganizoi dhe keqmenaxhoi ndeshjen, ndërsa mbi futbollistët shqiptarë u ushtrua dhunë nga tifozët serbë gjë që detyroi arbitrin Atkinson të ndërpriste ndeshjen”.

Televizioni amerikan ABC News-Sports- mbasi vë në pah atë se”Serbisë i ishte dhënë një fitore e paracaktuar 3-0 nga UEFA-s, porm thekson se pastaj … Shqipëria, ka fituar 3-0 me një vendim të CAS . Shqipëria me këtë rezultat mund fitojë , simbas ABC-sport një vend në Euro 2016. Me fitoren mbi Serbinë, shkruan ABC, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), refuzon edhe vendimin e UEFA ..,” thotë televizioni amerikan ABCNews Sport.

Kanali më i madh dhe prestigjoz amerikan i sportit ESPN1 e ka vendosur menjëher vendimin e CAS në krye të lajmeve të ditës së sotme. Ajo shkruan se “Shqipërisë janë dhënë 3 pikë në një fitore ndaj Serbisë për ndeshjet e vlefëshme për Euro 2016 në Francë… CAS, sipas rrjetit amerikan televizivë ESPN1, përmbysi sanksionin origjinalë të UEFA-së, dhënë vitin e kaluar, dhe i dha sot Shqipërisë një fitore 3-0 … .

Në faqen e internetit www .espnfc.us – shkruhet se Serbia dhe Shqipëria janë akuzuar nga UEFA pas dhunës … nga trupi disiplinor UEFA-s, e cila i dha Serbisë një fitore 3-0, vitin e kaluar por, që Gjykata Ndërkombëtare Sportive CAS, sot, u ankorua në nji vendim tjetër për t’i dhë tre pikat e fituar Shqipërisë …
Në “valën” e këtij lajmi me përmasa botërore në fushën e sportit, nuk ka mbetur “anash” edhe axhensia e njohur e lajmeve Reuters- e cila shkruan se Shqipërisë, sot i janë dhënë 3 pikë me një fitore 3-0 ndaj Serbisë, për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016. Ndeshja kualifikueset e tyre në tetor zhvilluar në Beograd u braktis kur një njeri hodhi në mes të lojës në stadiumin Partizani të Beogradit, një me një simbol politik …! thotë Rojters(Reuters)
gjykata-arbitrazhit-cas
Edhe Yahoo axhensia më e madhe e lajmeve në internet ka shkruar sot për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) në Zvicer. ” Serbia kishte marrë nga UEFA një fitore të paracaktuar 3-0, shkruan Yahoo, por pastaj asaj iu zbriten tre … pikë, pikë dhe rezultat që tani i jepn Shqipërisë me një vendim tjetër nga CAS – një 3- 0 e përcaktuar, e cila i jep shance tani Shqipërisë të fitojë një vend të mirë në grupin e Euro 2016 kualifikuese” thotë gjigandi i internetit Yahoo në SHBA.

Faqja më e frekuentura e internetit për futbollin Worldsoccer, ka shkruar në krye të faqes së saj të informcioneve të ditës së sotme, se :” CAS mori një vendim ku Shqipëria fiton ndeshjen me rezultatin e përcaktuar 3-0, ndërsa vendimet e më parshme qëndrojnë ku si Shqipëria dhe Serbia janë dënuar me nga 100 mijë dollar, Serbisë iu zbriten edhe tri pikë dhe ajo dy ndeshje i luajti ne fushën e saj pa tifozë”.

Kanali kanadez i sportit i njohur në të gjithë botën SkySport , thotë sot për vendimin se Shqipërisë i janë dhënë 3 pikë në një fitore mbi Serbinë nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS), për kualifikueset Evropiane midis palëve. Një ndeshje kjo që u braktis në tetor, me një vendim të arbitrit anglez Martin Atkinson, i cili nuk e ka parë të drejtë të vazhdonte loaj dhe ka kërkuar që futbollistat të dilnin jashtë lojës në Beograd, kur një njeri hodhi mbi stadium një flamur pro-Shqipërisë Etnike në stadium, duke çuar në një reagim të dhunshëm nga futbollistët, tifozët dhe kujdestarë serbë të stadiumit.

“CAS me këtë vendim të sotëm përmbysi sanksionin origjinalë të UEFA-së dhe i dha Shqipërisë një fitore 3-0, duke urdhëruar t’i jepen Shqipërisë tri pika që do të zbriten nga Serbia” tha SkySport i Kanadasë me bazë në Toronto dhe Atalanta Gorgia -SHBA .

By admini