armata-veriut-kukesiEkipi futbollistik i Kukësit, ka shënua sonte një fitore të madhe në Podgoricë. Kukësi në ndeshjen në kuadër të Ligës së Europës arriti të mundin skuadrën vendëse Mlladost nga Podgorica me rezultatin 4:2.

Edhe pse u luajt në Podgoricë atmosfera nuk ishte aspak miqësore krahasuar me ndeshjen e parë në Tiranë ku çdo gjë shkoi më së miri.

Gjatë ndeshjes tifozë të Mlladostit të Podgoricës ofendonin dhe shanin me kore si ”Ubi, ubi, ubi shiptara” (Mbyte, mbyte, mbyte shqiptarin), ”Ubi, zakoli da shiptar ne postoji” (Mbyte, there që shqiptari të mos ekzistojë).

Ne një moment ishin interesante edhe brohoritjet ”Serbia”, ”Serbia” edhe përkundër se ndeshja u luajt në Podgoricë me një ekip malazez.

Skena te tilla tani janë bë pjesë e pandashme repertoarit të tifozave serbo – malazez kur ekipet shqiptare luajnë kundër ekipeve të tyre.

Kësaj radhe si dhe çdo herë futbollistë kuksianë u përgjigjen me lojë të bukur dhe me shumë gola që edhe iu mundësoi fitimin e ndeshjes dhe kalimin për në fazën e ardhshme.

300 tifozë nga Kukësi sonte në Podgoricë – Masa të rrepta sigurie

Shqipet sot fluturojne drejt Podgoricës, ky është mesazhi i tifozërisë së zjarrtë  kuksiane ”Armata e Veriut” në prag të ndeshjes së kthimit ndërmjet  Mlladost të Podgoricës dhe Kukësit në kuadër të Ligës së Europes.

Sipas të njëjtit burim priten rreth 300 tifoza të skuadrës kuksiane që do te jenë sonte prezent ne stadiumin e Podgoricës për te mbeshtetur ekipin e tyre të zemres.

Drejtori teknik i klubit nga Kukësi Jonuz Hallaçi tregon detajet e organizimit  ku çmimi i biletave për tifozat nga Kukësi është 5 euro, por që do të mbulohen nga udhëheqësia klubit. Për tifozat malazezë hyrja është falas.
” Policia ka marre masa te larta sigurie ndaj kerkojme dhe mirekuptimin tuaj te nderuar tifoze!”, kështu shprehet Hallaçi në një mesazh drejtuar tifozave nga Kukësi.

Drejtori Hallaçi më heret nëpërmes televizionit ka njoftuar se nuk do të lejohen as flamujë kombetar por vetëm ato sportiv, duke menduar në simbolet e klubit.

Ndeshja e parë e luajtur në Tiranë në mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar 1:0 në favor të ekipit nga Podgorica.

Ndeshja e së enjtës do të filloje në ora 20:30 dhe do te trasnmetohen nga Supersport i Shqipërisë dhe TV i Malit të Zi.

armata-veriut-kukesi

By admini

One thought on “Edhe në Podgoricë ”Ubi shiptara” – 4 me 2, Kukesi fiton dhe kualifikohet (video)”
  1. ASHTU E KISHIN PAS ZAKON TE BERTISNIK CDOHETE.”CRNOGORCI SU NAJBOLJI SRBI” NUK ISHTE E RENDESISHME A BERTITETE MILOSHI NE BEOGRAD APO KLIENTET E TIJE NE PODGORICE.

Comments are closed.