ferma-ne-vuthaj-genci-gjonabalaj-1Nga Esad GJONBALAJ

Kur  muarrem   rrugën e mërgimit qe te gjithë jemi nisur me shpresën se një dite do te kthehemi. Ëndrra e vendlindjes nuk shuhet kurrë ne jetën e çdo mërgimtari. Vitet ikin e shpresat veniten sepse realiteti jetësor e bën te veten  dhe dritarja e mundësisë se kthimit gjithnjë vazhdon te tkurret.  Vitet e 80-ta ishin vite kur Plave Gucia kjo trevë shqiptare lulëzonte nga rinia e jone e cila po edukohej dhe emancipohej me thesarin i dijes ne Universitet e Kosovës. Mirëpo vitet e 80-ta përjetuan edhe eksodin   e Madhe te rinis tone nga Plava e Gucia, eksod qe e  la vendlindjen tone gjysme te zbrazet.

Vendlindja jonë e gjymtuar nga plaga e mërgimit dhe e mos perspektives   ekonomike pret qe sot shpresën e jetës dhe të ardhmërisë te ia kthejnë po ata që dikur e lan te vetmuar, vendlindja pret që bijtë e saj ta mbrojnë at sot  në formë tjetër duke ia kthyer vendlindjes së tyre perspektiven dhe gjallërinë që e kishte dikur dhe gjat historisë.
Sot vendlindje e jonë pret që dashurin tonë ta dëshmojmë me investime konkrete që banoreve vendas që nuk e braktisen at të u’a kthejmë shpresën përmes investimeve dhe që vendoreve të u’a lehtësojmë jetën e tyre përmes mundësisë së punësimit dhe qe ata mos ta braktisin vendlindjen tone te çmuar Plavë Gucinë.

ferma-ne-vuthaj-genci-gjonabalaj

Kohëve te fundit jemi duke vrenjtur një trend te shtimit te interesimit te bashkëvendësve tone për te investuar kapitalin e tyre dhe qe me veprat e tyre këta bashkëvendas po dëshmojnë atdhedashurinë ndaj atdheut. Investimet e tilla janë shumë  domethënëse  duke pasur parasysh se këto investime janë ne fazën e fillestare qe ngjall shpresat qe kapitali i tubuar i Plavë Guciasëve të bëhet forcë dhe fuqi ekonomike e trojeve tona të lara me gjakun e te parëve tonë.

Investimi në Vuthaj i bashkevendasit tonë Genc Q Gjonbalaj që jeton në  Zvicër për ndërtimin e fermës së viçave është investimi i par  konkret  në këtë fshat qe si qellim ka punësimin dhe aktivizimin e mundësive të shumta  në lëmin e blegtorisë që kan Vuthajt dhe vendbanimet e tjera ne Plavë Guci.  Në komunikim me Gencin kuptuam se Ferma e tijë  në fillim do te ketë rreth 150 viça dhe se tregun e shitjes e ka të garantuar në tregun Evropian.

genci-gjonbalaj

Genc Q Gjonbalaj u lind dhe rrit ne Vuthaj me kushte te rënda ekonomike, por siç thotë Genci me modesti sa ma te rënd që e kisha jetën aq ma te fort dhe te thellë  dhe brumosur e kam dashurin ne shpirtin tim për Vuthaj dhe Plavë  Gucinë.

Ka edhe investitor bashkevendas  tonë qe dëshirojnë qe përmes investimeve të tyre të gjejnë veten ne vendlindjen e vet por edhe institucionet komunale  e ne veçanti subjektet politike shqiptare duhet te jen forcë motivuese për investitorët potencial, dhe qe ti inkurajojnë ata e jo qe me veprimet jo racionale te tyre të krijojnë një klimë të disfavorshme për investimet e bashkatdhetarëve tanë gjegjësisht te Diaspore tonë

By admini

One thought on “Dashuria për vendlindjen dëshmohet me vepra – Genci ndërton fermën në fshatin e tij (foto)”

Comments are closed.